Flash News

Bota

Irani paralajmëron Izraelin: Sulmet në Liban rrezikojnë armëpushimin me SHBA-në

Irani paralajmëron Izraelin: Sulmet në Liban rrezikojnë

Irani ka paralajmëruar se sulmet izraelite kundër Hezbollahut në Liban mund të vënë në rrezik armëpushimin e arritur mes Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi goditje ndaj periferive jugore të Bejrutit.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se marrëveshja me SHBA-në ishte “qartësisht një armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”, duke shtuar se “shkelja e tij në një front përbën shkelje të armëpushimit në të gjitha frontet”.

Më herët, Netanyahu njoftoi se objektiva që i cilësoi si “terroriste” në zonën Dahieh të Bejrutit do të goditeshin si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa dhe dronë të kryera nga Hezbollahu, grupi i mbështetur nga Irani.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në rrjetet sociale se bisedimet me Iranin po vazhdojnë me ritme të shpejta dhe se ka zhvilluar biseda telefonike si me Netanyahun, ashtu edhe me përfaqësues të Hezbollahut.

“Pata një telefonatë shumë produktive me kryeministrin Bibi Netanyahu të Izraelit dhe nuk do të ketë trupa që do të hyjnë në Bejrut. Çdo trupë që ishte në rrugë është kthyer pas”, shkroi Trump.

Të fundit