Flash News

Bota

Kolumbia voton nën hijen e dhunës, dy rrugë krejt të kundërta për të ardhmen

Kolumbia voton nën hijen e dhunës, dy rrugë krejt të

Kolumbianët votuan të dielën, 31 maj, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, me kandidatë me vizione krejtësisht të ndryshme për të ardhmen në një shtet të mbërthyer prej dekadash nga konflikti i armatosur.

Votimi, i parë edhe si një referendum mbi politikat e presidentit në largim Gustavo Petro, vjen 10 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes historike të paqes me guerilët e FARC-ut (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë). Kjo marrëveshje solli shpresë për t’i dhënë fund ciklit të dhunës mes rebelëve dhe qeverisë, por dhuna është rikthyer sërish, duke u përkeqësuar sidomos para zgjedhjeve presidenciale.

Grupet kriminale kanë shtuar sulmet me dronë, ndërsa atentatet e armatosura kanë shoqëruar fushatën.

Të fundit