Flash News

Bota

Një tjetër yll i Real Madridit rrezikon të mos marrë pjesë në Botëror

Një tjetër yll i Real Madridit rrezikon të mos marrë

Talenti i ri i Real Madridit, Franco Mastantuono, po jeton ditë vendimtare sa i përket të ardhmes së tij me kombëtaren argjentinase, pasi rrezikon seriozisht të mos përfshihet në listën finale për Kupën e Botës.

Megjithëse 18-vjeçari është paraqitur në grumbullim në formë shumë të mirë fizike, përzgjedhësi Lionel Scaloni mund ta lërë jashtë skuadrës për arsye taktike, përpara publikimit zyrtar të listës këtë të diel.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, sulmuesi i ri nuk e ka ende të sigurt një vend në ekipin që do të udhëtojë drejt Botërorit.

Mastantuono iu bashkua kombëtares në qendrën stërvitore “Lionel Messi” në Buenos Aires pas sezonit të tij të parë me Real Madridin, ku regjistroi 23 ndeshje me ekipin spanjoll.

Pavarësisht gjendjes së mirë fizike dhe potencialit të madh që ka treguar, konkurrenca e fortë dhe balancat taktike duket se mund ta penalizojnë talentin e ri.

Raportohet se brenda Federatës Argjentinase të Futbollit ka diskutime lidhur me aktivizimin e menjëhershëm të tij në ekipin kombëtar.

Aktualisht, Mastantuono mbetet mes alternativave së bashku me Emi Buendia, Matias Soule dhe Agustin Giay, ndërsa stafi teknik pret të vlerësojë edhe situatën e lojtarëve të dëmtuar përpara vendimit përfundimtar.

Të fundit