Flash News

Bota

Përplasje e re ushtarake mes Iranit dhe SHBA-së

Përplasje e re ushtarake mes Iranit dhe SHBA-së

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kanë deklaruar se kanë goditur një bazë të përdorur nga forcat amerikane, në përgjigje të sulmeve të SHBA-së ndaj një objektivi iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, në një situatë ku armëpushimi i brishtë në rajon po vihet gjithnjë e më shumë në rrezik.

Sipas IRGC, sulmi iranian është kryer në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pas një goditjeje ajrore amerikane në periferi të aeroportit të Bandar Abbasit, në jug të Iranit.

“Pas agresionit të kësaj mëngjesi nga ushtria pushtuese amerikane ndaj një zone në periferi të aeroportit të Bandar Abbasit, duke përdorur mjete ajrore, baza ushtarake amerikane nga ku u krye sulmi u godit në orën 04:50,” thuhet në deklaratën e IRGC, të cituar nga media shtetërore iraniane IRIB.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë detaje mbi vendndodhjen e saktë të bazës së goditur, ndërsa ushtria e Kuvajtit njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar pas një “sulmi armik” në territorin e vendit.

Sipas agjencisë iraniane Tasnim, sulmi është kryer në shenjë hakmarrjeje ndaj goditjes amerikane pranë aeroportit të Bandar Abbasit.

Nga ana tjetër, ushtria amerikane ka bërë të ditur se një raketë balistike e lëshuar nga Irani drejt Kuvajtit është interceptuar me sukses.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se Teherani do të marrë “të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin kombëtar”, duke dënuar gjithashtu atë që e cilësoi si “retorikë kërcënuese të zyrtarëve amerikanë ndaj Iranit dhe vendeve të rajonit”.

Situata vjen në një moment tensionesh të larta në Gjirin Persik, ndërsa përpjekjet për negociata paqeje mbeten ende të pasigurta.

Të fundit