Flash News


KRYESORE

Denoncimi për kullën te stadiumi “Qemal Stafa”, Ina Zhupa: Aferë korruptive në mes të Tiranës

Ina Zhupa, ka denoncuar rastin e rikonstruktimit të stadiumit “Qemal Stafa”, duke e cilësuar si një aferë korruptive dhe klienteliste, e cila të bënë të kuptosh përse Ramës i duhet një kryeprokuror politik.

Në një pjesë nga emisioni “Opinion” i transmetuar më 8 shkurt të këtij viti, Zhupa është shprehur se kulla e stadiumit do të shkonte në 25 kate që do t’i vihen në shërbim kryeministrit. Gjithashtu ajo shprehet se projekt në Sheshin “Skënderbej” janë gjithashtu në shërbim të Edi Ramës.

Statusi i plotë:

Aferat korruptive dhe klienteliste i kemi në mes në Tiranës, nuk duhet të mundohesh shumë për të kuptuar pse i duhet Ramës një kryeprokuror politik.

Mostra e betonit 25 kate e klientëve të njohur sot zë vendin e stadiumit, të njëjtët me kullën 20 kate në krah të Gjykatës së Lartë dhe me projektin e Sheshit “Skenderbej” që nxori fitues projektin e Anri Salës dhe firmës belge të vajzës së Linda Ramës, projekt që Veliaj parashikon ta ndërtoj së shpejti në shërbim të shefit të ti. Kjo oligarki e ndërtimit në Tiranë, e drogës në Shqipëri është e rrezikshme për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Më 8 shkurt 2017, në studion e Opinion parashtroja atë që po ndodh në fakt sot, kulla 25 kate më e rëndësishme sesa sporti. Klientët më të rëndësishëm sesa shqiptarët. Këto duhen hetuar nga një drejtësi e pakapur nga Rama.

 

Të fundit