Flash News

Ditari i Maxhorancës

"A do ta firmosni arrestimin e Ballukut?", Balla vihet në siklet, braktis deklaratën për media pas daljes nga GJKKO

"A do ta firmosni arrestimin e Ballukut?", Balla vihet në siklet,

Pas përfundimit të dëshmisë në GJKKO, mbi hetimet për dosjen “Partizani” si kallëzues dhe dëshmitar, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat.

Balla tha se ishte i kënaqur deri tani me ecurinë e hetimeve për dosjen “Partizani”. “Hetimet për Partizanin, unë jam i kënaqur. Fakti që nga kërkesa ime për shpërdorim detyre është shkruar në korrupsion, jam i kënaqur”, tha socialisti.

Kreu i grupit të PS nuk i shpëtoi as pyetjeve për Belinda Ballukun. I pyetur a do të firmoste arrestimin e saj nëse SPAK depoziton një kërkesë të re, Balla u shmang dhe braktisi deklaratën.

Gazetari: Po për Belinda Ballukun jeni i kënaqur?

Balla: Kur të më thërrisni për këtë çështje do të flas për këtë çështje.

Gazetarja: Nëse do të ketë një kërkesë të re për të arrestuar zonjën Balluku, a do të firmosni pro kësaj kërkese?

Balla: Tani mbajeni në këtë pikë se është më e rëndësishme.

Të fundit