Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rasti "Balluku" vonoi miratimin e IBAR, habit Koçiu: Nuk e ka cenuar progresin

Rasti "Balluku" vonoi miratimin e IBAR, habit Koçiu: Nuk e ka

Zv.kryeministrja Albana Koçiu është pyetur sot nëse votimi pro imunitetit të Belinda Ballukut, ka ndikuar në procesin e integrimit.

Koçiu këmbënguli se këto zhvillime nuk kanë cenuar aspak progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe as marrëdhënien e saj me institucionet e drejtësisë.

“Gjithë këto vendimmarrje nuk e kanë cenuar progresin e Shqipërisë dhe as nuk e kanë vënë në diskutim raportin e saj me drejtësinë. Janë thjesht aludime të opozitës dhe atyre që e përbaltin përditë. Jemi duke diskutuar dhe negociuar për t’i mbyllur grupkapitujt brenda kësaj dekade. Duhet ta pranojnë që i bëjmë detyrat me përkushtim, seriozitet dhe BE na njeh progresin”, tha Koçiu.

Duke iu referuar raportit IBAR, Koçiu pretendoi se dokumentet e Komisionit Europian po interpretohen politikisht.

“Raporti IBAR duhet të lexohet mirë dhe qartë, siç është shkruar. Është mirë të mos bëjmë interpretime të gabuara të atyre që shkruhen në raportet e Komisionit Europian sepse është gjuhë teknike që në fund të ditës orienton institucionet për të kryer dhe marrë përsipër angazhimet”, u shpreh ajo.

Të fundit