Flash News

Ditari i Maxhorancës

A po humb AKSHI besimin e qeverisë? Rama njofton strukturë të re digjitale shtetërore

A po humb AKSHI besimin e qeverisë? Rama njofton strukturë të re

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar krijimin e një kompanie të re shtetërore, “Albanian Digital Solutions”, e cila do të funksionojë si një strukturë e veçantë nga AKSHI dhe do të ketë fokus të drejtpërdrejtë në digjitalizimin e prokurimeve publike dhe proceseve administrative.

Sipas deklaratës së bërë gjatë konferencës për shtyp mbi kapitullin e 5 të negociatave me Bashkimin Europian, “Prokurimi publik”, Rama theksoi se sistemi i ri synon të rrisë transparencën dhe gjurmueshmërinë e çdo procedure, duke u mbështetur në standarde të institucioneve ndërkombëtare dhe publikim paralel të njoftimeve në platforma europiane.

"AKSHI nuk është më i vetëm, do të funksionojë i ndarë me një shoqëri të re publike “Albanian Digital Solutions”, kompani 100 për qind shtetërore që do të synojë të rekrutojë më të mirët e treg, t’i paguajë më shumë se çdo tjetër në treg, dhe të kthehet në një forcë që shtyn para një shtet që synon të bëjë kapërcime të mëdha në të gjitha fushat", tha ai.

Kujtojmë se SPAK goditi AKSHI-n në dhjetor pas hetimeve të lidhura me dyshime për abuzime në procedurat tenderuese të institucionit.  Sipas hetuesve, kriteret teknike të këtyre tenderave janë përshtatur sipas interesave të kompanive pjesëmarrëse, duke garantuar përfitime të konsiderueshme financiare, që kapin vlera milionëshe.

SPAK vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili dyshohet se ka përfituar shuma të mëdha nga procedurat e kontestuara. Po ashtu SPAK lëshoi urdhër-arrest edhe pë Ergys Agasin i cili ndodhet në arrati.

Të fundit