Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla publikon foto të Bashës në avion, por masakrohet edhe vetë nga komentet

Balla publikon foto të Bashës në avion, por masakrohet edhe

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

Ish-kryedemokrati shihet duke u akomoduar në avion. 

Në postimin e tij Balla nuk e kursen ironinë dhe sarkazmën ndaj tij, duke risjellë në kujtesë disa nga gafat e Bashës, si llogaritë matematikore apo lapsuset me datat historike. 

“Kishte pak problem matematikën, bënte ndonjë gafë me datat historike, e bënte ditën natë, e maste energjinë me litra, por nuk bëhej kurrë pishman”, shkruan Balla në postim.

Balla publikon foto të Bashës në avion, por masakrohet edhe

Por, duke tentuar të bëjë ndonjë “scoop” për portalet, Balla "masakrohet" nga komentuesit.

Balla publikon foto të Bashës në avion, por masakrohet edhe

Balla publikon foto të Bashës në avion, por masakrohet edhe

Lulzim Basha nuk është aktualisht aktiv në politikë, pasi dështoi të rizgjidhej deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare.  

 

Të fundit