Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku pengesë për integrimin, Balla e mohon: Në BE nuk merren me emra

Balluku pengesë për integrimin, Balla e mohon: Në BE nuk merren

Partia Socialiste këmbëngul se mbrojtja që i bënë Belinda Ballukut në Kuvend nuk po i kushton integrimit të Shqipërisë.

Në një dalje për mediat nga Kuvendi, Taulant Balla u pyet nëse është çështja “Balluku” ajo që po e pengon ecurinë e integrimit. Socialisti deklaroi se vendet evropiane nuk merren me emra, pormbi parime të shtetit të së drejtës.

“Në botën demokratike të vendeve anëtare të BE ku duam të anëtarësohemi, ka një parim i cili respektohet edhe nga vendet anëtare. Ju e patë raportin e PE. Në botën demokratike nuk merren me emra, na kanë ngelur nga komunizmi dhe merremi vetëm ne me raste. Duhet të heqim dorë nga kjo kulturë. Në botën demokratike, besimi është te drejtësia. Jo vetëm Gjermania, por edhe vende të tjera, reformën tonë në drejtësi e rekomandojnë si shembull edhe në vende të tjera“, tha ai.

Të fundit