Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dëshmon sot për dosjen "Partizani", Balla paraqitet në GJKKO

Dëshmon sot për dosjen "Partizani", Balla paraqitet në

Në GJKKO zhvillohet sot në orën 12:30 seanca për dosjen “Partizani”, ku pritet të dëshmojë edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Balla foli për mediat pak para se të hynte në ambientet e GJKKO-së.

“Që nga viti 1912 Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europës se sa sot, dhe arsyeja është reforma në drejtësi, që ka rikthyer besimin te drejtësia. Këta në bankën e të akuzuarit më kanë akuzuar mua për shpifje në 2012. Ky është rast tipik i korrupsionit të nivelit të lartë. 5 për qindshi është korrupsion. Unë do përgjigjem për çfarë të më pyesin, por i qëndroj kallëzimit tim”, tha Balla.

Të fundit