Flash News

Ditari i Maxhorancës

"E di që shumë do të shqetësohen", deputetja e PS propozon kastrimin e pedofilëve: Do ta risjell në Parlament

"E di që shumë do të shqetësohen", deputetja e PS

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka rikthyer në vëmendje propozimin për kastrimin kimik të pedofilëve, duke paralajmëruar se do ta depozitojë sërish në Parlament.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Luarasi tha se e kishte propozuar më herët këtë masë si aktiviste e shoqërisë civile, ndërsa tashmë do ta çojë për debat si zv.kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Ajo pranoi se nisma do të shkaktojë debat publik, por theksoi se shoqëria duhet të vendosë se në anën e kujt qëndron.

Ajo shton se krimet ndaj fëmijëve nuk mund të trajtohen me dënime që mbarojnë sapo autori del nga burgu.

"Kastrimi kimik i pedofilëve. Dikur e propozova si aktiviste e shoqërisë civile. Sot do ta risjell në Parlament si Zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.
E di që do të ketë debat. E di që shumë do të shqetësohen më shumë për të drejtat e abuzuesve sesa për jetën e fëmijëve që mbajnë trauma përjetë. Por ndonjëherë shoqëria duhet të vendosë qartë në anën e kujt qëndron.
Ka krime që nuk mund të trajtohen me indiferencë burokratike dhe as me dënime që mbarojnë sapo dilet te dera e burgut.
Koha për një debat real ka ardhur", shkruan Luarasi. 

"E di që shumë do të shqetësohen", deputetja e PS

Të fundit