Flash News

Ditari i Maxhorancës

Abuzimi me tenderat/ Karçanaj ia 'ngec' Daniel Shimës: Ai ishte përgjegjës për prokurimet

Abuzimi me tenderat/ Karçanaj ia 'ngec' Daniel Shimës: Ai

 

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj foli sonte për herë të parë lidhur me akuzat ndaj saj nga SPAK për abuzime me tenderat në institucionin që ajo drejtonte, AKSHI.

Gjatë intervistës në TCH, ajo ka folur edhe për ish-zëvendësin e saj, Daniel Shima, i cili u denoncua i zhdukur për disa orë nga familjarët e tij, për tu kthyer më pas në shtëpi dhe duke thënë në polici se është larguar vetë.

Ajo tha se ishte Shima përgjegjës për prokurimet, kurse ajo te procedura teknologjike. 

“Daniel Shima ka qenë përgjegjës për të gjithë procesin administrativ të procesit të prokurimit. Unë kam qenë e përqendruar të plotësohet procedura teknologjike për tu bërë AKSHI, ky që është sot.
Unë personalisht nuk jam marrë me këtë proces, por jam përkushtuar për të ndjekur me kujdes këtë proces që të bëhet brenda rregullave.

Në një periudhë unë e kam deleguar autoritetin kontraktor te Daniel Shima dhe gjatë kësaj periudhe nuk kam pasur komunikim në lidhje me këtë procedurë.

Unë nuk dua të paragjykoj Daniel Shimën në lidhje me atë çka po thuhet në media, por duhet të them se institucionet duhet të hetojnë me seriozitet.

Për të mirën flet vetë historia e AKSHI-t, ndërsa për të keqen do të duhet të presim fundin e hetimeve dhe vendimet e gjykatës”, u shpreh Karçanaj.

 

Të fundit