Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi i bllokuar, Rama mbledh të hënën grupin e PS

Integrimi i bllokuar, Rama mbledh të hënën grupin e PS

Teksa integrimi vijon të mbetet në një ngërç për shkak të raportit të IBAR, kryeministri Edi Rama ka thirrur të hënën një mbledhje të grupit parlamentar të PS.

Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Brigadave në orën 11:00, ku në fokus pritet të jetë integrimi dhe konkretisht, raportimi i Ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha dhe kryenegociatores Majlinda Dhuka. Raportimi do të përqendrohet kryesisht tek Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.

Kujtojmë se Shqipëria ndodhet përballë një bllokade që disa shtete anëtare të BE-së i kanë vendosur procesit të integrimit. Miratimi i raportit të IBAR mbetet ende në pikëpyetje.

Ngërçi erdhi pasi mazhoranca dhe Rama rrëzuan në Kuvend kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, duke mbrojtur imunitetin e kësaj të fundit. Brukseli kishte lëshuar disa herë paralajmërime duke e cilësuar dosjen “Balluku” një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.

Ndërkohë, Mali i Zi po shënon hapa të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit, pasi një ditë më parë Brukseli ngriti një grup pune për hartimin e traktatit/marrëveshjes së anëtarësimit në BE të Malit të Zi.

Të fundit