Flash News

Ditari i Maxhorancës

Integrimi ka ngecur, por ministri e sheh me optimizëm: Çështje kohe dhe viti

Integrimi ka ngecur, por ministri e sheh me optimizëm: Çështje

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë dhënë “dritën jeshile” për IBAR-in, raporti kyç që i hap rrugë mbylljes së kapitujve negociues për Shqipërinë.

Megjithatë, qeveria nuk e pranon dështimin. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, teksa foli nga Kuvendi u shpreh se nuk ka asnjë bllokadë nga shtetet anëtare.

Madje, Hoxha njësoj si Rama, ndryshoi narrativën duke deklaruar se anëtarësimi do të ishte i mundur në vitin 2030, jo në 2027-ën, ashtu siç qeveria ka brohoritur në fushatën zgjedhore të 11 Majit.

“Vendi ka avancuar me një ritëm të përshpejtuar dhe të vlerësuar; Shqipëria ka konsoliduar pozicionin e saj së bashku me Malin e Zi. Kur flitet për zgjerim, përmendet edhe Shqipëria dhe objektivi për të mbyllur negociatat teknike në vitin 2027. Zyrtarët më të lartë të BE-së kanë theksuar se, nëse ruhet ritmi aktual, ky objektiv i anëtarësimit brenda vitit 2030 është absolutisht i arritshëm. Procesi kryesor është ai i shqyrtimit të raportit të KE-së për piketat e ndërmjetme. Ndryshe nga sa dëgjohet, ky proces nuk është bllokuar e as ndaluar nga shtetet anëtare. Si çdo vend kandidat, Shqipëria nuk është pjesë formale e diskutimeve të brendshme në KE; do të jetë në atë tryezë vetëm kur të jetë anëtare”, tha Hoxha.

Të fundit