Flash News

Ditari i Maxhorancës

Italia kërkon, Shqipëria jep/ Rama replikon me Wax: Qesharake historia Edi kundër Eddy

Italia kërkon, Shqipëria jep/ Rama replikon me  Wax: Qesharake
Foto e gjeneruar nga chat GPT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi i tërhoqi veshin ministrit të jashtëm Ferit Hoxha se i preku ‘Italinë e Melonit’ ka reaguar sërish  pas debatit të krijuar për marrëveshjen e emigracionit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në një reagim në “X”, Rama iu përgjigj gazetarit Eddy Wax, duke ironizuar raportimin dhe duke thënë se është “qesharake të krijosh një histori Edi kundër Eddy-t”.

“I dashuri im Eddy Wax. E kuptoj plotësisht që është qesharake të krijosh një histori Edi kundër Eddy-t, por këtu nuk ka vend për këtë,” shkruan Rama, duke shtuar se citimi i shkëputur nga intervista ishte “mjaftueshëm mashtrues” për t’u përdorur nga persona me interesa ideologjike.

Kryeministri theksoi se marrëveshja me Italinë do të vazhdojë për aq kohë sa Roma ta dëshirojë.

“Në fund të fundit, mbetet e pandryshuar: atë që Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria,” u shpreh ai.

Debati nisi pas intervistës së ministrit Hoxha, ku ai deklaroi se marrëveshja Itali-Shqipëri për emigracionin nuk pritet të zgjatet pas vitit 2030, pasi deri atëherë Shqipëria synon të jetë anëtare e Bashkimit Europian.

Deklaratat e Hoxhës u pasqyruan gjerësisht në mediat italiane, ndërsa ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, komentoi: “2030 është shumë larg; le të përqendrohemi te ajo që duhet të bëjmë tani.”

Nga ana tjetër, gazetari Eddy Ëax publikoi edhe pjesë nga transkripti i intervistës me Hoxhën, ku ministri shprehej: “Nuk do të ketë zgjatje sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Europian.”

Të fundit