Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kritikat e Spiropalit ndaj Ramës, Balla: Këto në korridore nuk i ndjek unë, vendimi në fund të korrikut

Kritikat e Spiropalit ndaj Ramës, Balla: Këto në korridore nuk i

Tensionet brenda Partisë Socialiste rreth qëndrimeve kritike të deputetes Elisa Spiropali mbeten në qendër të vëmendjes.

Pas mbledhjes së organizuar sot, kreu i grupit parlamentar socialist , Taulant Balla, theksoi se çdo vendimmarrje lidhur me të ardhmen e saj politike do të pritet deri në fund të sesionit parlamentar, kur do të bëhet një analizë e performancës për të gjithë deputetët.

I pyetur nga gazetarët nëse kritikat e Spiropalit ishin diskutuar në mbledhje, Balla u përgjigj prerë: “Jo, nuk i ka shprehur. Nuk i kam dëgjuar në mbledhjen e grupit”. Ai shtoi se qëndrimet e shprehura në rrjete sociale apo korridore nuk janë pjesë e diskutimeve zyrtare të grupit socialist.

Pjese nga komunikimi me gazetarët

Balla: Është normale që deputetë në grupin e PS të kenë propozime, të kenë kritika. Ky është demokracia brenda grupit parlamentar dhe PS. Këto në korridore në rrjetet sociale nuk i ndjek unë.

Pyetje:  A keni marrë një vendim sa i takon Spiropalit pasi është thënë që do merret vendim grupi për qëndrimin dhe mos votim për çështjen e  Ballukut?

Balla: Kemi një rregull që në cdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së cdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport, kur të vijë ai moment…

Pyetje: Pra PS do të presë fundin e korrikut për një vendimmarrje për zonjën Spiropali?

Balla: Për performancën e cdo deputeti të PS është rregull, atëherë bëhet një performancës. Janë rregulla që ekzistojnë në çdo grup parlamentar

Pyetje: Kritikat që Spiropali adreson në rrjetet sociale i ka shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar?

Balla: Jo nuk i ka shprehur, nuk i kam dëgjuar në mbledhje grupi

Kritikat e Elisa Spiropalit ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u intensifikuan pas qëndrimit të saj të distancuar gjatë votimit për imunitetin e ministres Belinda Balluku. Së fundmi, ish-kryeparlamentarja ka shprehur shqetësimin për atë që e quan një “model drejtimi” autoritar që po dominon PS-në dhe institucionet shtetërore.

 

Të fundit