Flash News
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
“Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel”, vogëlushja e përlotur mesazh Ramës nga protesta
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
Tragjedia në Shëngjin, humbin jetën 2 të rinj nga Kosova, 3 të tjerë përfundojnë në spital
U futën për t'u larë, 4 të rinj rrëmbehen nga dallgët te 'Rana e Hedhun', dyshohet për viktima
Manipulimi i Ramës/ Video për transformimin e Lanës, e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Më 30 prill, Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video që tregon transformimin e Lumit të Lanës në Tiranë, një nga ndërhyrjet urbane më të njohura të dy dekadave të fundit në kryeqytet.
Postimi shoqërohej me një koment ironik nga vet Rama: “Eh eh eh, llafet i merr lumi”. Brenda pak orësh, video u shpërnda gjerësisht, duke grumbulluar mbi 1.4 milionë shikime, mijëra pëlqime e komente, si dhe qindra shpërndarje. Ajo u amplifikua më tej nga ministra, deputetë të shumicës, media online si dhe televizione kombëtare.
Por, ndërsa videoja u paraqit si një dëshmi vizuale e transformimit të Lanës, në asnjë moment nuk u bë e qartë për publikun se përmbajtja ishte e krijuar pjesërisht me inteligjencë artificiale (AI).
Verifikimi i kryer nga Faktoje tregon se videoja nuk është një dokumentim i pastër “para dhe pas”, por një produkt i përpunuar me teknologji AI. Një kontroll i thjeshtë përmes mjeteve të disponueshme publikisht, përfshirë analiza bazike të detektimit të përmbajtjes së gjeneruar, ngriti dyshime mbi autenticitetin e pamjeve.
Për të sqaruar më tej, Faktoje kontaktoi edhe me autorin e videos, i cili konfirmoi përdorimin e inteligjencës artificiale në krijimin e saj.
“Unë jam content creator dhe po implementoj AI në projektet e mia duke e përdorur për të tërhequr audiencën, duke qenë se është bërë trend në rrjete sociale,” shpjegon autori i faqes rigo.vision për Faktoje.al. Sipas tij, videoja për Lanën është pjesë e një serie përmbajtjesh që po prodhon për profilin e tij personal dhe nuk është krijuar për qëllime politike.
“Foto ‘para’ është realizuar me AI, me referencë nga foto reale në Google, ndërsa ‘pas’ është reale 100%, por është përdorur AI për timelapse me prompte specifike”, sqaron më tej natyrën e materialit autori.
Pra videoja nuk është një krahasim autentik mes dy momenteve reale në kohë, por një kombinim mes realitetit dhe simulimit. Megjithatë, kjo nuk u komunikua në asnjë nga postimet që e shpërndanë, përfshirë atë të Kryeministrit.
Një tjetër element problematik lidhet me mënyrën se si videoja u përdor nga vetë kreu i qeverisë. “Për publikimin nga Kryeministri, as nuk ka marrë leje fare nga mua, asnjë lloj mesazhi. Thjesht kanë bërë reupload videon time, e cila tashmë ishte bërë virale,” thotë krijuesi i faqes
Sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, rasti ngre një problem më të gjerë që lidhet me standardet e transparencës në epokën e inteligjencës artificiale.
“Kjo video e publikuar nga Edi Rama ngre një problem serioz: përdorimi i përmbajtjeve të gjeneruara me AI pa i deklaruar si të tilla” shpjegon Semanaj.
Ai thekson se në nivel europian tashmë ka standarde të qarta për përdorimin e përmbajtjeve të tilla. “Në Bashkimin Europian, përmes EU Artificial Intelligence Act, kërkohet që përmbajtjet e krijuara ose të manipuluara me AI të etiketohen në mënyrë të dukshme, sidomos kur mund të ndikojnë opinionin publik.”
Ndaj, sipas Semanaj, mungesa e transparencës krijon pasoja konkrete. “Kur materiale të tilla shpërndahen si ‘të vërteta’ nga aktorë publikë, rrezikohet manipulimi i opinionit dhe cenohet besimi te informacioni – transparenca nuk është zgjedhje, është detyrim”
Përpos videos së gjeneruar me AI, Lana sot ka edhe anën tjetër të realitetit.
Faktoje ka shkruar më herët mbi fenomenin e ndotjes së Lanës pasi impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Kashar, i financuar me kredi nga jashtë vite më parë, përfundoi i braktisur e i degraduar, duke lënë Tiranën me një lum të ndotur, me pasoja mjedisore, shëndetësore dhe ekonomike.
Në një kohë kur teknologjitë gjeneruese po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, dallimi mes realitetit dhe përmbajtjes së manipuluar vizualisht bëhet më i vështirë për publikun e gjerë. Ndaj dhe mungesa e transparencës për përdorimin e AI në një përmbajtje që shpërndahet nga nivelet më të larta të komunikimit publik përbën problem.
Rehabilitimi i Lumit Lana është pjesë e ndërhyrjeve urbane të realizuara gjatë periudhës kur Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës (2000–2011). Në atë kohë, administrata vendore ndërmori një sërë aksionesh për pastrimin e shtratit të lumit nga ndërtimet pa leje, rikthimin e hapësirave publike dhe shtimin e gjelbërimit në qytet.
Pra, ndërhyrja në Lanë është një fakt i dokumentuar dhe i njohur publikisht. Megjithatë, përdorimi i një videoje të manipuluar pa e deklaruar këtë fakt krijon problem edhe për mënyrën se si komunikohet ky realitet.
Rasti ilustron një fenomen gjithnjë e më të përhapur në hapësirën digjitale, ku përmbajtjet e krijuara me AI përdoren për të rritur angazhimin dhe për të tërhequr audiencë. Vetë autori e pranon këtë. “Po e përdor AI për të tërhequr audiencën, pasi është trend në rrjete sociale”, thekson ai.
Por kur këto përmbajtje ripërdoren nga aktorë publikë dhe media pa asnjë shpjegim, ato mund të marrin një peshë tjetër duke u perceptuar si burime informacioni dhe jo thjesht si produkte kreative. Në përfundim, rasti tregon se përdorimi i përmbajtjeve të gjeneruara me AI pa etiketime të qarta mund të kthehet në një formë të re të propagandës vizuale, ku teknologjia përdoret për të ndërtuar narrativë publike që nuk dallon lehtësisht nga realiteti. Faktoje.al
Të fundit
‘Air Albania’ paditet për qiratë e avionëve, qeveria Rama dyshime se po paguan borxhet
3 Qershor 2026, 22:42
Tension në “Air Albania” pas golit të Izraelit, Hysaj përplaset me Gloukh
3 Qershor 2026, 22:21
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
3 Qershor 2026, 22:01
Këlliçi: Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht
3 Qershor 2026, 21:38
Costa porosit liderët: BE-ja s’mund të bëjë detyrat e shtëpisë të Kosovës
3 Qershor 2026, 21:16
6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor
3 Qershor 2026, 20:56
Tifozët kuqezinj fërshëllejnë himnin izraelit
3 Qershor 2026, 20:34
"Jep dorëheqjen, duam revolucion", qytetarët me thirrje poshtë zyrës së Ramës
3 Qershor 2026, 19:58
Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në Shëngjin
3 Qershor 2026, 19:43
Publikohen formacionet zyrtare të miqësores Shqipëri-Izrael
3 Qershor 2026, 19:18
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
3 Qershor 2026, 18:59
Profesionet më të mira për kohë të lirë dhe më pak stres
3 Qershor 2026, 18:48
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton Shkëndijën e Tetovës nga Kupa
3 Qershor 2026, 18:16
Goditje për Brojën, vlera e tij në “Transfermarkt” zbret në 5 milionë euro
3 Qershor 2026, 17:53
Minatorët e Bulqizës në protestë, kërkojnë përmirësim të kushteve të punës
3 Qershor 2026, 17:29
Trafik ndërkombëtar armësh, GJKKO dënon me 8 vite burg tre të pandehurit
3 Qershor 2026, 16:55
Trump pranon përplasjen me Netanyahun: I kërkova të ndalonte përshkallëzimin në Liban
3 Qershor 2026, 16:30
Deri në vitin 2030, 45% e grave pritet të jenë beqare dhe pa fëmijë
3 Qershor 2026, 16:19
Grabitja në bankë/ Zbardhet rrëfimi i rojes së arrestuar: Isha në banjo...
3 Qershor 2026, 16:01
Alarm te kuqezinjtë! Uzuni rrezikon sfidën ndaj Izraelit
3 Qershor 2026, 15:52
Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje
3 Qershor 2026, 15:35
Vala e të nxehtit nuk kursen Spanjën, 101 persona humbën jetën vetëm gjatë majit
3 Qershor 2026, 15:09
Seanca për të pandehurit e dosjes Veliaj, SPAK jep pretencën
3 Qershor 2026, 14:56
Bulqizë/ Minatorët bojkotojnë punën: Kërkojmë përmirësimin e kushteve dhe pagën e 13-të
3 Qershor 2026, 14:42
Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshajn
3 Qershor 2026, 14:18
A mund të vjedhin hakerat gjurmët e gishtërinjve nga fotot në rrjetet sociale?
3 Qershor 2026, 14:02
Shpërthim në Përmet, plagosen rëndë dy persona, njëri me urgjencë drejt Tiranës
3 Qershor 2026, 13:41
Kontrasti në familjen Ruçi: babai mobilizon PS, djali flet për mungesë shteti
3 Qershor 2026, 13:36
Berlini sinjalizon hapjen e bisedimeve Evropë-Rusi për Ukrainën
3 Qershor 2026, 13:27
Shpërthime në terminalin e naftës, pamjet nga sulmi në Shën Petersburg
3 Qershor 2026, 13:01
CNN: Armëpushimi SHBA-Iran po sforcohet, rriten sërish çmimet e naftës
3 Qershor 2026, 12:42
Shqipëria sfidon Izraelin në debutimin e Maran, kuqezinjtë me mungesa të rëndësishme
3 Qershor 2026, 12:25
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
3 Qershor 2026, 12:13
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
3 Qershor 2026, 12:11
"Meta, i burgosur politik", Berisha: Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet
3 Qershor 2026, 11:51
Berisha për procesin ndaj Metës: Farsë politike e urdhëruar nga Rama
3 Qershor 2026, 11:36
Aksident në Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal
3 Qershor 2026, 11:16
Meta lë sërish qelinë, do të presë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të tij
3 Qershor 2026, 10:44
SPAK kërkon 14 vite burg për “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakullë
3 Qershor 2026, 10:28
Antonio Costa sot në Kosovë, takon Haxhiun, Kurtin dhe krerët partiakë
3 Qershor 2026, 10:18
Horoskopi 3 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
3 Qershor 2026, 09:51
Traumat në fëmijëri lënë gjurmë në tru
3 Qershor 2026, 09:34
Grabitja e bankës në Tiranë, arrestohet roja: Nuk veproi për të neutralizuar grabitësin
3 Qershor 2026, 09:23
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
3 Qershor 2026, 08:25
Shënim i gjatë për ata që nuk i zë leximi
3 Qershor 2026, 08:03
33 gradë celcius në disa zona, si parashikohet moti sot
3 Qershor 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Qershor 2026, 07:01
Profesori amerikan: Prioriteti i SHBA për Shqipërinë mbetet siguria dhe shteti ligjor
2 Qershor 2026, 23:01
Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja
2 Qershor 2026, 20:39
Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE
2 Qershor 2026, 18:55
Përse qeveria vetëm paratë e offshoreve investon në Shqipëri!
2 Qershor 2026, 17:11
“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur
2 Qershor 2026, 16:30
Hakerimi i email-ve të prokurorëve të SPAK, refuzohet prezenca e gazetarëve në gjyq
2 Qershor 2026, 15:37
Gjermania e shqetësuar për varfërinë, të moshuarit janë më të prekurit!
2 Qershor 2026, 15:16
Pentagoni kufizon aksesin e mediave në zyrën e shtypit
2 Qershor 2026, 14:48
Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë
2 Qershor 2026, 14:40
6 mënyra si rrjetet sociale mund të zbulojnë një narcist
2 Qershor 2026, 14:30
Itali, kamionisti shqiptar humb jetën në portin e Ankonës
2 Qershor 2026, 14:22
Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar grabiti 10-15 mijë paund
2 Qershor 2026, 14:03
SHBA: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme
2 Qershor 2026, 13:50
Aksident në Luginën e Patokut, plagoset rëndë drejtuesi i motorit
2 Qershor 2026, 13:39
GJK bllokoi hetimin e “McGonigal”, Berisha: Porosi e Ramës, do ta çojmë në Strasburg
2 Qershor 2026, 13:28
Bordi i Transparencës “vulos” çmimet e reja të naftës dhe benzinës
2 Qershor 2026, 13:17
Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë
2 Qershor 2026, 13:05