Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mori pjesë në koalicionin anti-Trump në Spanjë, reagon Rama: Dikur Shqipëria lidhej me paragjykime

Mori pjesë në koalicionin anti-Trump në Spanjë, reagon Rama:

 Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pjesëmarrjes në një samit ndërkombëtar në Barcelonë, i cili u cilësua si një platformë të liderëve progresistë përballë politikave të Presidentit amerikan Donald Trump.

Duke folur në podkastin e tij “Flasim”, Rama ndau përshtypjet nga vizita në Spanjë, apo si i erdhi ftesa për të marrë pjesë. 

"Pas Romës pata një vizitë në Barcelonë, ku me ftesë të kryeministrit Sanchez, mora pjesë në tryezën e përbashkët të Samitit, të quajtur në mbrojtje të demokracisë. Dhe para këtij Samiti, së bashku me delegacionin, u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës.

Dikur Shqipëria në Spanjë lidhej me paragjykime, ndërkohë sot Shqipëria është një destinacion kryesor turistik për të rinjtë spanjollë. Ndërsa marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë në një nivel tjetër. Këto ndalesa nxjerrin në pah qartë se si partnerë seriozë, falë ecurisë dhe transformimit, ne gjendemi në një pikë ku kemi vetëm një rrugë, të ecim me shpejtësi përpara”, tha mes të tjerash Rama.

Të fundit