Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nderimet për Servet Pëllumbin, Spiropali shfaqet e vetmuar, Balluku e qeshur mes socialistëve

Nderimet për Servet Pëllumbin, Spiropali shfaqet e vetmuar, Balluku e

Këtë të mërkurë, u mbajtën homazhet në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare. I njohur si ‘profesori’ në qarqet socialiste, figura politike të majtë e të djathtë u shprehën se ndarja e Pëllumbit nga jeta është një humbje e madhe.

Sakaq, në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit janë parë për të kryer homazhet e lamtumirës për nder të ish-kreut të Kuvendit edhe socialistët, por ra në sy ndasia e krijuar së fundmi me ish ministren e Jashtme, Elisa Spiropali. 

Kjo e fundit është shfaqur e vetme në homazhe , kurse grupi Parlamentar i PS ka qenë i gjithi i bashkuar dhe mes tyre edhe Belinda Balluku. 

Kjo e fundit mbërriti në homazhe me ‘grupin’ e saj parlamentar, të përbërë kryesisht nga deputetët e qarkut të Fierit, teksa fotografët e kanë fiksuar të qeshur duke hyrë në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit. 

 

 

Të fundit