Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nuk gjen qetësi nga shembja e gurëve, Rama 'shet' Rrugën e Arbrit si histori suksesi: Ashtu do ta bëj edhe rrugën drejt BE

Nuk gjen qetësi nga shembja e gurëve, Rama 'shet'

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarët në Dibër ka folur për transformimet infrastrukturore të realizuara gjatë qeverisjes së tij, duke e cilësuar Rrugën e Arbrit si një ndër projektet më të rëndësishme për lidhjen e zonës me Tiranën.

Sipas tij, projekte si Rruga e Arbrit janë dëshmi e një qasjeje ndryshe, ku shteti ndërhyn për të lidhur më mirë territorin dhe qytetarët. Ai shtoi se kjo rrugë, e cila lidh Dibrën me Tiranën, nuk është ndërtuar për qëllime elektorale, por për të korrigjuar një mungesë historike në infrastrukturë dhe për të afruar më shumë zonat e vendit.

Madje, ai shtoi se siç bëri rrugën e Arbrit, do të bëj edhe rrugën e anëtarësimit në BE.

"Historia jonë e PS është njësh me historinë e vendit dhe çfarë sheh në historinë e PS reflektohet në historinë e vendit. Kur PS masakrohej, i grabiteshin votat, shkeleshin të drejtat, Shqipëria shkonte poshtë dhe shqiptarët e paguanin me keq, sepse atyre iu morën votat, ndërsa shqiptarëve iu morën pasuritë, i nxorën në rrugë dhe i ranë piramidat e Sudes.

Sa herë që Rruga e Arbrit u premtua, aq herë nuk u bë. Ne thamë do e bëjmë dhe e bëmë siç e thamë. Siç nuk u tërhoqëm kur edhe gjeologjia doli kundër dhe na bllokoi te Tuneli i Murrizit, ashtu ne e kemi bërë dhe do e bëjmë edhe rrugën e anëtarësimit në BE dhe ai tunel do hapet përfundimisht për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Dibra është bërë jastëku i gjelbër i Tiranës. Ne nuk e kemi bërë Rrugën e Arbrit për t’u marrë votat dibranëve, nuk e kemi bërë se në të gjitha dokumentet dilte si një rrugë me përfitime të mëdha, por e bëmë sepse mungesa e asaj rruge ishte boshllëku më i madh mes një shteti dhe një pjese të popullsisë së vet. Nuk mund ta linim një pjesë të popullsisë të ndarë, aq më tepër një trevë si kjo që i ka dhënë shumë Shqipërisë", tha Rama. 

Nuk gjen qetësi nga shembja e gurëve, Rama 'shet'

Megjithatë, lidhur me këtë aks rrugor, shumë herë mediat kanë raportuar se masive shkëmbinjsh janë shembur duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet, shkruan politiko.al. Incidenti zakonisht ka ndodhur në zonën e njohur si “Shkalla e Tujanit”, pak kilometra nga dalja e Tiranës, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lëvizjes në këtë segment të rëndësishëm.

  Nuk gjen qetësi nga shembja e gurëve, Rama 'shet' 

Të fundit