Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas aksidentit në Durrës, kujtohen socialistët dhe propozojnë ndryshime në Kodin Rrugor; Ja kur mund të hiqet patenta

Pas aksidentit në Durrës, kujtohen socialistët dhe

Pak ditë pas ngjarjes tragjike që tronditi Durrësin dhe jo vetëm, ku dy fëmijë u përplasën për vdekje në trotuar dhe një tjetër u plagos nga një automjet, socialistët kanë paraqitur një draft-propozim me ndryshime thelbësore në Kodin Rrugor, me synimin për të rritur ndjeshëm sigurinë në rrugët e vendit.

Propozimet, të hartuara nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, sjellin ashpërsim të masave ndëshkuese për shkeljet kryesore që shkaktojnë aksidente, duke vënë theksin te drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, shpejtësia e lartë dhe drejtuesit e rinj.

Një nga pikat më të forta të propozimit është lufta kundër drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Parashikohet që drejtuesve që kapen me një nivel alkooli mbi 0.5 g/l në gjak dhe janë përsëritës të kësaj shkeljeje, t'u hiqet leja e drejtimit përgjithmonë.

Për më tepër, për drejtuesit që janë në vitin e parë të patentës, do të zbatohet tolerancë zero ndaj alkoolit. Gjithashtu, personat që kapen duke drejtuar automjetin pa patentë, do të humbasin të drejtën për t'u pajisur me të për një periudhë 1-vjeçare.

Paketa e ndryshimeve vendos rregulla strikte për drejtuesit e rinj dhe të miturit. Të miturit që kapen duke drejtuar një mjet pa leje drejtimi, do të mund ta marrin atë vetëm dy vite pas mbushjes së moshës ligjore, pra efektivisht në moshën 20-vjeçare.

Për shoferët e rinj, gjatë dy viteve të para pas marrjes së patentës, do të zbatohet një periudhë prove me kufizime specifike:

Propozimi përfshin edhe uljen e kufijve të shpejtësisë. Shpejtësia maksimale e lejuar në autostrada do të jetë 90 km/h, ndërsa në rrugët interurbane (jashtë qendrave të banuara) do të jetë 80 km/h. Shkelja e këtyre kufijve do të ndëshkohet me gjoba nga 5,000 deri në 15,000 lekë, pezullim të lejes së drejtimit për 1 muaj dhe heqjen e pikëve përkatëse.

Së fundmi, ndryshimet parashikojnë edhe ndalimin e përdorimit të celularit gjatë lëvizjes për drejtuesit e biçikletave dhe monopatinave elektrike.

Të fundit