Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Preferove cinizmin tënd”/ Vijon tensioni mes Manjës dhe Peleshit në Kuvend: Ndjesë se të ula gradat

“Preferove cinizmin tënd”/ Vijon tensioni mes Manjës dhe

Seanca parlamentare e thirrur për draft-rezolutën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku PS dhe PD shfaqën konsensus politik, u dominua nga një përplasje e fortë brenda vetë mazhorancës socialiste.

Në qendër të debatit u vendosën Niko Peleshi dhe Ulsi Manja, të cilët shkëmbyen replika të tensionuara në sallën e Kuvendit.

Gjithçka nisi pasi Berisha përmendi Manjën lidhur me një takim me Belinda Balluku në Peshkopi. Deputeti socialist kërkoi menjëherë fjalën për replikë, por hasi në refuzimin e kryetarit të Kuvendit, Peleshi, i cili nuk ia dha të drejtën për të folur.

Momenti u tensionua edhe më shumë kur Manja iu drejtua Peleshit me fjalët “o miko”, ndërsa përgjigjja e këtij të fundit erdhi e prerë dhe publike: “Unë nuk jam miko”, iu kundërpërgjigj Peleshi.

Përplasja nuk u mbyll aty. Dy orë më vonë, kur Manjës iu dha fjala në foltore, ai riktheu debatin duke akuzuar Peleshin për cinizëm në drejtimin e seancës.

“Z. kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk ma dhe fjalën për të konsumuar minutat e mia për t’iu përgjigjur Sali Berishës për akuzat që bëri, të paktën të kërkoja edhe ndjesën me mikrofon se të ula gradat që ke dhe preferove që në vend të ndjesës publike simes pa mikrofon të dominojë cinizmi yt me mikrofon. Dua të të kujtoj se fuqia e ndjesës pa mikrofon është shumë më e fortë sesa cinizmi i kujtdo në këtë sallë. Unë e njoh rregulloren e Kuvendit dhe sigurisht nuk lejohet replika, por e drejta për të ndryshuar radhën në mirëkuptim me kolegët dhe ju, ekziston”, deklaroi Manja.

Por edhe kësaj here, Peleshi reagoi menjëherë nga drejtimi i seancës. “Fjalët tuaja do t’i studioj, mund të ndryshoj opinion, por jo sjellje”, u përgjigj ai.

 

Të fundit