Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla bën avokatin e Ballukut në dyert e GJKKO: Nuk është çështje korrupsioni

Balla bën avokatin e Ballukut në dyert e GJKKO: Nuk është

Kreu i grupit të PS Taulant Balla ka folur për mediat, pak para se të hynte në Gjykatën e Posaçme, ku do të jetë i pari që do të dëshmojë në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Balla tha para gazetarëve se i qëndron kallëzimit të tij duke e cilësuar si “rast tipik të korrupsionit në nivel të lartë”.

I pyetur nëse mban të njëjtën linjë qëndrimi edhe për rastin Veliaj dhe Balluku, Balla vendosi të devijojë fillimisht pa dhënë një përgjigje.

Por, kur gazetarja Klodiana Lala i ripërsëriti pyetjen duke i thënë se mazhoranca socialiste përdor dy standarde, Balla tha: “Sot flasim për korrupsion, çështja për të cilën flet ti nuk është korrupsion është dallimi i madh”.

Të fundit