Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “i jep leksione” Gjermanisë: Ne më të avancuar në dixhitalizim, ata ende me faks

Rama “i jep leksione” Gjermanisë: Ne më të avancuar

Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta ngrejë edhe më lart stekën e krenarisë dixhitale shqiptare, këtë herë duke shpallur Shqipërinë më të avancuar se vetë Gjermania në fushën e dixhitalizimit.

Deklarata erdhi gjatë një takimi për programin europian “EU4Municipalities II”, ku Rama foli për hendekun mes shërbimeve dixhitale të qeverisë qendrore dhe atyre në bashki.

Sipas kreut të qeverisë, partnerët gjermanë janë ende prapa Shqipërisë në dixhitalizim, pasi “akoma punojnë me faks nëpër ministri”.

“Dua ta mbyll me komponentin që është më strategjik në qeverisjen e vendeve dhe ka peshë në qeverisjen qendrore, por që për arsye që për mua janë të kuptueshme, ose edhe të tjera që unë mbase nuk i kuptoj, në nivelin vendor është shumë i dobët dhe ky është dixhitalizimi. Kemi një diferencë të papranueshme, të pajustifikueshme mes peshës që ka digjitalizimi në nivelin qendror dhe në shërbimet publike qendrore dhe peshës që ka në nivelin vendor dhe në shërbimet vendore. Arsyet mbase i kuptoj, të tjera mbase nuk i kuptoj. Kemi folur me ministrin, do flasim edhe me përfaqësinë e BE, edhe me partnerët gjermane, edhe pse partnerët gjermane në dixhitalizim janë prapa nesh…po akoma punojnë me faks nëpër ministri në Gjermani. Përtej shakasë, do gjejmë mënyrën për të adresuar këtë problem të dixhitalizimit”, deklaroi Rama.

Të fundit