Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nga Brukseli: Ne jemi talebanët e Europës

Rama nga Brukseli: Ne jemi talebanët e Europës

Nga Brukseli, ku u zhvillua Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Edi Rama foli për perspektivën europiane të vendeve kandidate dhe mbështeti idenë e kancelarit gjerman Friedrich Merz për një anëtarësim gradual në Bashkimin Europian. Rama deklaroi se Europa duhet të tregojë fleksibilitet dhe kreativitet në kushtet e reja gjeopolitike, ndërsa theksoi se vendet kandidate nuk duhet të trajtohen me standarde të ndara.

Në këtë kontekst, ai përdori edhe shprehjen provokuese se Shqipëria është “talebane e Europës”.

Është shumë me interes dhe e mirëpritur vëmendja e veçantë që kancelari gjerman i kushton zgjerimit dhe ne e vlerësojmë shumë këtë. Ka qenë një temë që për disa ishte tabu dhe për ne nuk ishte tabu. Unë jam i kënaqur me këtë sepse u bënë disa vite që mendoj se duhet gjetur një mënyrë krjuese sepse jemi në një botë krejt të re. Europa ka një luftë me të cilën duhet të merret në tokën e saj dhe shumë sfida me të cilat duhet të përballet. Një Europë e bashkuar është më mirë për të gjithë. As qeveria e Shqipërisë, as e Ballkanit Perëndimor, por vetë Parlamenti Europian ka nxjerrë një raport që mbajtja jonë jashtë është më e kushtueshme sesa mbajtja brenda. Letra jonë u është drejtuar vendeve anëtare.

Duhet ta shohim gjerësisht, pa nevojën për të provokuar ndokënd, kandidatët nuk duhet të ndahen. E dyta, po Moldavia? Moldavia u ka mbijeutar dy agresioneve ruse në dy fushata shumë të vështira e në dukje e brishtë, por një grua shumë e fortë i ka drejtuar me shumë guxim, me vullnet mjaft të fortë europian duke u premtuar moldavëve BE. Ne jemi talebanët e BE-së. Nuk do t’ hedhim sytë askund. Çfarëdo të duhet, do ta bëjmë për të hyrë brenda. Ka pika të dobëta që duhen marrë në konsideratë”, tha Rama.

Të fundit