Flash News

Ditari i Maxhorancës

“S’dua të bëj interpelancë me ty”, Braçe përplaset me ministrin e Bujqësisë: Disa njerëz në qeveri nuk duan të punojnë

“S’dua të bëj interpelancë me ty”, Braçe

Deputeti i PS Erion Braçe ka kritikuar ashpër ministrin e Bujqësisë Andis Salla, pasi ky i fundit i është shprehur se nuk dëshiron të ketë interpelancë me të.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se ka kërkuar disa herë interpelancë dhe informacione nga ministria për kafshët shoqëruese të braktisura, por kjo e fundit justifikohet duke thënë se nuk e ka në kompetencë.

Deputeti socialist madje thumboi ministrin duke thënë se disa njerëz në qeveri nuk duan të bëjnë punën e tyre.

“U bë e disata herë që flas për të njëjtën problematikë këtu. Ka të bëjë me kërkesat për marrjen informacioni me ministrinë e Brendshme, me Bashkinë e Tiranës, për interpelance me ministrat përkatës. Sot kanë skaduar kërkesat për informacion m ministrinë e Brendshme, me AKUKU-n. Kam marrë përgjigje dhe nga ministri i Bujqësisë që thotë; nuk dua të bëj interpelancë me ty! Ministria e Bujqësisë ngarkohet me problematikën për të cilën kam kërkuar informacion. Kam kërkuar informacion për kafshët shoqëruese të braktisura, Agjencia thotë se kam kompetencë dhe ministria thotë; se kam kompetencë. Kam kërkuar që të jepet informacion për kontrollet e ushtruara. E kuptoj se ka njerëz dhe në qeveri që nuk duan të bëjnë punën e tyre, por unë jam këtu për të bërë punën time. Nëse kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesa nuk u jepen informacion, na thoni; mos bëni më kërkesa”, tha ai.

Të fundit