Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria përballet me kritika për korrupsionin, Rama teatër në konferencën ndërqeveritare me BE

Shqipëria përballet me kritika për korrupsionin, Rama teatër

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel u kthye në një skenë personale për Edi Rama, i cili zgjodhi batutat dhe flirtin diplomatik  në vend të një qasjeje serioze për procesin e integrimit.

Teksa Shqipëria përballet me kritika për korrupsionin,Rama preferoi ta nisë fjalën me “agapi mou” për zëvendësministren qipriote Marilena Raouna dhe me një “Yubim te” për komisioneren e Zgjerimit Marta Kos, duke pranuar vetë se nuk ishte as sllovenisht e saktë.

Kulmi i skenës erdhi kur, Rama mori një puthje nga komisionerja europiane, ndërsa delegacionet europiane ndiqnin një tjetër episod të stilit të tij të zakonshëm teatral.

“E dashur Marilena, agapi mou! Faleminderit shumë, e dashur Marta! Nuk më do mua? Po mendoja të thoja “Yubim te”, “Yubim te” nuk është saktësisht varianti slloven, por edhe mund të jetë. Duhet të shihni e të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE, dashuria e pashtershme, pa kushte, dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi, por sigurisht jemi shumë të lumtur”, tha Rama mes të tjerash. 

Të fundit