Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shteti po fal Zvërnecin, Rama i quan lajme të rreme: Është pronë private, s'po falim gjë

Shteti po fal Zvërnecin, Rama i quan lajme të rreme: Është

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e “Albanian Digital Solution”, foli për shqetësimin e ngritur në media mbi punimet që po kryhen në Zvërnec për ndërtimin e një resorti luksoz.

Rama deklaroi se prona ku po kryhen punime, është pronë private dhe se shteti nuk po fal asgjë.

"Më vjen të them diçka mbi këtë zhurmën e një lajmi të rremë me demek që shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë. Ajo është një pronë private denbabaden. Dhe investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet seriozë, të cilët atë pronë e kanë marrë nga privatët. Shteti po, ka pasuri në anën tjetër të projektit ishullin e Sazanit, ende sot nuk kanë mbaruar negociatat pasi Koorporata Shqiptare e Investimeve është pjesë e investimeve. Shteti do jetë aty. Toka e ishullit aty është e shtetit shqiptarë", tha Rama.

Të fundit