Flash News

Ditari i Maxhorancës

"S’ka zgjatje për marrëveshjen", ministri i bie pishman: Ishte reflektim i çastit, jo vendim

"S’ka zgjatje për marrëveshjen", ministri i bie

Pas deklaratës së bërë për Euractiv për marrëveshjen Itali-Shqipëri, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka bërë një reagim.

Në platformën X, Hoxha shkruan se kur i është referuar marrëveshjes Rama-Meloni dhe mundësinë për të mos e zgjatur përtej 2030-ës, nuk ka nënkuptuar një vendim.

Sipas ministrit, ka një reflektim i çastit për të cilin duket se Hoxha, është penduar.

Postimi:

Një gazetar në Bruksel më pyeti nëse protokolli ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë do të rinovohej pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare.

Unë iu përgjigja duke thënë: “Nuk jam i sigurt, duke supozuar se deri atëherë Shqipëria do të jetë një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe situata, për rrjedhojë, do të jetë ndryshe.”

Ka qenë kaq e thjeshtë. Nuk bëhet fjalë për një vendim, por thjesht për një reflektim të çastit, të shprehur me sinqeritet dhe spontanitet.

Kjo deklaratë nuk duhet në asnjë mënyrë të interpretohet si një ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë në lidhje me protokollin.

Fatkeqësisht, në botën e sotme, zhurma shpesh përhapet më shpejt sesa argumenti, logjika dhe konteksti.

Shprehje të shkëputura nga konteksti shndërrohen shumë shpesh në narrativa që nuk pasqyrojnë as thelbin e diskutimit dhe as qëndrimin real të qeverive.

Të fundit