Flash News

Ditari i Maxhorancës

U vu nën hetim nga SPAK, Rama për ish-kreun e KPK: U bë target i baltës, s'kishte asnjë lloj faji

U vu nën hetim nga SPAK, Rama për ish-kreun e KPK: U bë target i

Kryeministri Edi Rama ka folur për prokurimet publike duke përmendur edhe emrin e Jonaid Myzyrit, ish-drejtuesi i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), i cili u vu nën hetim nga SPAK.

Në fjalën e tij, Rama tha se Myzyri nuk ka përgjegjësi penale për atë çka u akuzua duke e cilësuar atë si  “target të baltës publike”, referuar akuzave gjatë kohës së hetimit.

“Janë dy autoritete dhe duke ardhur te komisioni, sjell në vëmendje faktin se njeriu që transformoi prokurimin publik u bë target i baltës, pasi për arsye siç ndodh me një shtet me drejtësi të pavarur, u mor nën hetim, si rezultat i hetimit rezultoi pa lidhje me asnjë lloj faji apo problemi.

Por balta që iu hodh për të shkatërruar personalisht dhe familjarisht, e bëri të vetën dhe nuk më ka rënë në sy asnjë lloj reflektimi apo kërkese ndjese nga askush lidhur me atë që i bënë atij njeriu. E solla këtu si shembull për faktin se në këtë proces ne kemi bërë transformim epokal”, tha Rama.

Të fundit