Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vendi po boshatiset, Rama e sheh me optimizëm: Shqiptarët që emigruan po kthehen

Vendi po boshatiset, Rama e sheh me optimizëm: Shqiptarët që

Edhe pse emigrimi masiv i të rinjve ka boshatisur vendin, kryeministri Rama e sheh me optimizëm situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria.

Teksa foli nga Forumi Ekonomik i Delfit, Rama iu përgjigj gazetarit të gazetës greke Kathimerimi, lidhur me emigracionin.

Rama tha se shqiptarët janë popull që gjithmonë kanë emigruar për një jetë më të mirë dhe se disa po kthehen.

“Pikë së pari gjysme milioni nuk është shifër e saktë. Shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe është gjëja më normale për një vend që ka kaluar 50 vite izolimi. Nga tjetër ka të dhëna të qarta që shqiptarët po kthehen. Ne jemi në një negativ neto e hendeku po ngushtohet”, tha ai.

Në kushtet kur sot bizneset po punësojnë të huaj për shkak të mungesës së forcë punëtore vendase, për Ramën hendeku i emigracionit po ngushohet.

 

Të fundit