Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ “Lere mo burrë se më shkatërrove”, Rama acarohet me Gonxhen gjatë takimit me ambasadorin e BE

Video/ “Lere mo burrë se më shkatërrove”, Rama

Një moment ‘përplasjeje’ mes Ramës dhe ministrit Blendi Gonxhe është regjistruar gjatë ceremonisë së inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, një ditë më parë. I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Në kohën kur përkthyesja ishte duke folur me ambasadorin Gonxhe ka ndërhyrë për të folur dhe ky moment ka shkaktuar acarim te Rama. Kryeministri i ka kërkuar Gonxhes ta lejojë përkthyesen të flasë e të mos ndërhyjë. “Lere mo burrë të flasë, lere mos e ndërprit, se më shkatërrove”, dëgjohet t’u thotë Rama në video.

Momenti u kalua me të qeshur dhe sportivitet nga përkthyesja dhe ambasadori, ndërsa ministri nuk bëri reagim.

Të fundit