Flash News

Ditari i Opozitës

"AKSHI është një “gropë e zezë”", deputeti i PD: Po krijohet edhe “AKSHI 2”

"AKSHI është një “gropë e zezë”",

Deputeti demokrat Gjin Gjoni e ka cilësuar AKSHI-n si “një gropë të zezë” dhe ka hedhur akuza se aty po ndodhin abuzime të rënda.

Në një intervistë në A2 CNN, ai deklaroi se disponon informacione sipas të cilave situata në këtë institucion është alarmante.

Sipas Gjonit, përveç problematikave ekzistuese, po krijohet edhe një strukturë paralele, të cilën ai e quajti “AKSHI 2”, me qëllim vijimin e mekanizmave aktualë dhe administrimin e provave që ndodhen në institucion.

 “Një institucion i cili është në varësi të kryeministrit dhe që është një gropë e zezë, më e madhe se inceneratorët, AKSHI është konsideruar grup i strukturuar kriminal dhe unë kam një informacion që nga institucionet të cilët janë përgjegjës që aty është nami. Nami, nuk i dihet fundi se çfarë është bërë aty dhe tani po na krijohet edhe një institucion paralel me atë dhe është AKSHI 2 që po krijohet sot për të filluar të vijojë të gjithë mekanizmin dhe gjithë provat të cilat ndodhen aty”, u shpreh Gjoni .

 

 

Të fundit