Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi prezanton ndryshimet në statut: Pushteti në PD i përket anëtarëve të saj dhe jo strukturave

Bardhi prezanton ndryshimet në statut: Pushteti në PD i përket

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prezantoi në Kuvendin Kombëtar të PD-së ndryshimet e propozuara në statutin e partisë, duke i cilësuar ato si hapa të rëndësishëm për forcimin e demokracisë së brendshme, përfaqësimin e diasporës dhe rritjen e rolit të grave në strukturat drejtuese.

Në fjalën e tij, Bardhi tha se grupi i punës ka vlerësuar se statuti aktual garanton funksionimin demokratik të Partisë Demokratike dhe respekton standardet e organizimit të partive simotra evropiane.

“Pushteti në Partinë Demokratike i përket anëtarëve të saj dhe jo strukturave përfaqësuese. Ky parim duhet të ruhet dhe të zhvillohet më tej, duke e bërë Partinë Demokratike të vetmen forcë politike ku anëtari ka rol vendimtar dhe ku vullneti i anëtarësisë përcakton gjithçka”, u shpreh Bardhi.

Një nga risitë kryesore të paketës së ndryshimeve është fuqizimi i diasporës shqiptare. Sipas propozimeve, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë përfaqësim të dedikuar deri në 15% në të gjitha organet drejtuese të partisë, përfshirë Kuvendin Kombëtar, Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë e Partisë Demokratike. E njëjta kuotë është parashikuar edhe në listat e kandidatëve për deputetë.

Bardhi argumentoi se një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me rritjen e përfaqësimit të grave dhe vajzave në parti.

“Risi e dytë është fuqizimi i grave dhe vajzave në Partinë Demokratike. Për këtë arsye, nga minimumi i përcaktuar me ligj, ku zonjat, gratë dhe vajzat do të duhet të përfaqësoheshin deri në 30%, në statutin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu forca e parë politike që rrit kuotën e përfaqësimit të grave, është përcaktuar që ky përfaqësim në të gjitha organet drejtuese të partisë dhe në listat e kandidatëve për deputetë të jetë 40%.

Është forcuar raporti mes degëve të partisë dhe të zgjedhurve vendorë. Sot në statutin e PD-së ka vetëm një raport, atë mes kryesive të degëve dhe të zgjedhurve qendrorë të Partisë Demokratike, deputetëve të saj”, deklaroi Bardhi.

Të fundit