Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi reagon pas vendimit të Kushtetueses për komisionet: Dëshmi e presionit politik, 'McGonigal' është funerali i Ramës

Bardhi reagon pas vendimit të Kushtetueses për komisionet: Dëshmi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dy kërkesat e opozitës mbi Komisionet Hetimore Parlamentare.

Në një reagim, Bardhi e cilësoi vendimin si të motivuar politikisht, pasi Gjykata pranoi kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, por rrëzoi kërkesën për komision hetimor mbi çështjen “McGonigal”.

Sipas tij, refuzimi për hetimin parlamentar të aferës “McGonigal” tregon presion politik mbi Kushtetuesen. 

Reagimi:

1 po, 1 jo, është politikë, jo drejtësi kushtetuese!

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për pranimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, kurse rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për aferën korruptive McGonigal, është dëshmi flagrante e presionit politik ndaj kësaj Gjykate.

Se si mund të thuhet që kërkesës i mungonin indiciet për ta konsideruar çështje të veçantë, ndërkohë që ajo është e bazuar në 7 dokumente zyrtare të drejtësisë amerikane, arbitrazhit ndërkombëtar dhe drejtësisë shqiptare, vetëm një gjykatë nën presion politik mund ta thotë. Aq më tepër që kjo vendoset 4 me 4, dhe për këtë shkak rrëzohet pa vendim, njësoj si afera tjetër personale e Edi Ramës për çështjen ‘Beçhetti’.

Por pavarësisht kësaj ‘e mirëkuptoj’ Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin e sotëm. Fundja, afera ‘McGonigal’ është funerali politik i Edi Ramës dhe Gjykata jonë Kushtetuese kurrësesi nuk do mund të kishte guximin profesional për ta organizuar atë, njësoj si kolegët e tyre në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që prej 3.5 vitesh mbajnë në sirtar procedimin penal nr. 22, të vitit 2023.

Të fundit