Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: 10 televizione censuruan denoncimet ndaj Altin Dumanit

Berisha: 10 televizione censuruan denoncimet ndaj Altin Dumanit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mediat për censurë gjatë transmetimit të deklaratave të tij në Kuvend, lidhur me denoncimet që ka bërë për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Berisha tha se nga 11 televizione që po transmetonin drejtpërdrejt seancën, vetëm një prej tyre pasqyroi konferencën e tij, ndërsa të tjerët, sipas tij, zgjodhën të transmetonin deklaratat e kryeministrit.

Ai deklaroi se denoncimet e tij ishin të mbështetura me dokumente autentike dhe akuzoi mediat për mungesë transparence ndaj publikut.

Berisha: Mediat censuruan denoncimet për pronat dhe paralajmërimet ndaj Altin Dumanit, të mbështetura me dokumente origjinale autentike. Gazetarët më njoftojnë se nga 11 televizione që transmetonin drejtpërdrejt, 10 ushtruan censurë të plotë.Vetëm një televizion transmetonte konferencën time, ndërsa 10 të tjerët transmetonin serialin e mashtrimeve të kreut tuaj, i cili fliste sikur të ishte Belinda. E patë edhe vetë në gjuhën e tij, kur tha se do të shkonte në katund. Në katund, jo në qeli. Thuajani atij!

Të fundit