Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ky Kuvend përcakton ripërtëritjen e Partisë Demokratike

Berisha: Ky Kuvend përcakton ripërtëritjen e Partisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë Kuvendit Kombëtar se ky proces shënon një moment të rëndësishëm për të ardhmen e forcës opozitare dhe për ripërtëritjen e saj.

“Ky Kuvend, me debatin dhe dokumentet e tij, përcakton si qëllim ripërtëritjen e Partisë Demokratike në kilometrin e saj të fundit, si kusht themelor për realizimin e objektivit të rikthimit të votës së lirë tek shqiptarët dhe fitoren e opozitës”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se PD ka potenciale dhe vendosmëri për të ecur përpara.

“Potencialet janë të mëdha, vullneti është i hekurt, ndaj zotohem para demokratëve dhe opozitarëve se me përkushtim të madh do bëjmë gjithçka për të konkretizuar përcaktimet dhe premtimet e këtij Kuvendi”, tha kreu i PD.

Berisha vlerësoi diskutimet në Kuvend, duke i cilësuar si pjesë të procesit të ndryshimit në parti.

“Në qoftë se lexoni atmosferën e sallës, ajo ishte ripërtëritja dhe ndryshimi në drejtimet e përcaktuara të Partisë Demokratike”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit