Flash News
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
“Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel”, vogëlushja e përlotur mesazh Ramës nga protesta
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
Tragjedia në Shëngjin, humbin jetën 2 të rinj nga Kosova, 3 të tjerë përfundojnë në spital
U futën për t'u larë, 4 të rinj rrëmbehen nga dallgët te 'Rana e Hedhun', dyshohet për viktima
Berisha: Nga forca më e izoluar u kthyem në opozitën më të mbështetur ndërkombëtarisht, plani për asgjësimin e PD-së dështoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Kuvendin Kombëtar se tentativa për të izoluar dhe eliminuar politikisht PD-në ka dështuar, duke pretenduar se demokratët kanë arritur të rikthejnë mbështetjen e organizatave dhe partive më të mëdha të qendrës së djathtë në botë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe financierin George Soros se kanë ndërmarrë një fushatë të koordinuar kundër Partisë Demokratike.
Sipas tij, PD-së iu mor vula, simboli dhe financimet, me synimin për ta nxjerrë jashtë skenës politike, por demokratët vijuan rezistencën dhe ruajtën mbështetjen e qytetarëve.
“Në dy vite, nga forca më e izoluar e planetit ne u shndërruam në forcën politike më të mbështetur që ka pasur Shqipëria ndonjëherë”, u shpreh Berisha.
Kreu i PD-së tha se kjo mbështetje është reflektuar në rezoluta të miratuara nga organizata të rëndësishme politike ndërkombëtare, të cilat sipas tij kanë mbështetur betejën e opozitës për pluralizëm, liri dhe shtet të së drejtës.
Berisha falënderoi Partinë Popullore Europiane, Bashkimin Demokrat Ndërkombëtar, Internacionalen e Qendrës së Djathtë, si dhe një sërë politikanësh dhe institucionesh europiane e amerikane për mbështetjen ndaj opozitës shqiptare.
Në fund të fjalës së tij, ai vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë viteve të fundit, duke deklaruar se pavarësisht presioneve politike, PD nuk u dorëzua dhe nuk pranoi të asgjësohej politikisht.
“Ju të gjithë keni një emër të përbashkët dhe ky emër që e farkëtuat vetë është: të pamposhtur”, tha Berisha para delegatëve të Kuvendit Kombëtar.
PJESE NGA FJALA
Narkodiktatori, i mbështetur i fuqishëm nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, bëri gjithçka të eliminonte PD-në.
I mori vulën, i mori flamurin, ia hoqi emrin, i privoi të gjitha financimet dhe kjo vetëm e vetëm në mënyrë që ta ndrynte atë në banesën e harresës së historisë.
E izoloi përkohësisht nga mbarë bota.
Por ne, në ligjin tonë më themelor, që sa herë rrëzohemi, ngrihemi përsëri, vazhduam betejën tonë.
U ngritëm në Shkodër, Shkodra bastion i përjetshëm i mendimit të lirë.
U tmerrua.
Bastardi i xhelatëve bllokmenëve hoxhistë mori logo, flamur dhe çdo gjë tjetër.
Përsëri, 500 mijë shqiptarë u rreshtuan prapa nesh.
500 mijë shqiptarë shprehën besimin, njerz të lirë, njerëz me dinjitet, njerëz atdhetarë, njerëz sovranistë.
Dhe ky vazhdoi betejën jo vetëm, por i mbështetur edhe nga mafia ndërkombëtare.
Në vit elektoral arrestoi dhe ndoqi penalisht njëlloj si Lukashenko i Bjellorusisë, njëlloj si Zaedi i Tunizisë liderët e partive kryesore opozitare.
Mendoi se gjeti paqe.
Por rrugën e shpresës ia shndërruam në rrugën e tmerrit.
Dritaren e rrugës ia shndërruam në prozhektor që e verbonte.
Çdo natë, zëri ynë ushtoi në mbarë Shqipërinë.
Ne mbronim një kauzë të drejtë.
Nuk ka kauzë më të madhe, më të drejtë se kauza e pluralizmit për një komb.
Një komb pa pluralizmin, sovranitetin e ka të rremë.
Nuk ka sovranitet sepse i gjithë pushteti shkon tek diktatori, dhe diktatorët kanë vetëm një qëllim, lëkurën e tyre, pasurimin e tyre.
Pra, ne ishim në të drejtën tonë.
Përjetuam edhe një izolim të pashembullt.
Enver Hoxha zgjodhi vetë izolimin, kurse Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare pati një sukses të përkohshëm në izolimin tonë.
Megjithatë pati miq të çmuar, ju e patë, Elmar Brok u foli ju nga dritarja.
Miq të tjerë që nuk u pajtuan dhe PD me shpejtësi rivendosi lidhjet me organizatat ndërkombëtare që u përkiste.
Në dy vite, nga forca më e izoluar e planetit ne u shndërruam në forcën politike më të mbështetur që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.
Tetë rezoluta nga organizatat më të mëdha politike ndërkombëtare.
Partia Popullore, Bashkimi Ndërkombëtar i Demokraciasë, Ndërkombëtarja e Qendrës Demokratike.
Në të gjitha këto rezoluta mbështetej fuqishëm beteja jonë për liri dhe dinjitet, për vlera, për mbrojtje të pluralizmit.
Vlerësohej lart qëndrimi ynë.
Në të gjitha këto rezoluta denoncohej narkodiktatori i Shqipërisë njëlloj si Zajedi i Tunizisë.
Denoncohej farsa zgjedhore e tij.
Denoncohej korrupsioni i papërmbajtur dhe i çmendur i qeverisë së tij.
Përqendrimi i të gjitha pushteteve në duar.
Në të gjitha këto rezoluta ranë sirenat ndërkombëtare mbi regjimin e Tiranës.
Ndaj dhe unë sot këtu para jush dua të shpreh një mirënjohje të pakufishme Partisë Popullore Evropiane, presidentit Veber dhe Sekretares së Përgjithshme, Montserrat.
Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar dhe presidentit Stefan Harper dhe Tina Merets, Sekretares së Përgjithshme.
Internacionales së Qendrës së Djathtë, presidentit Postrana dhe Sekretarit Ekzekutiv Isturiz.
Të falënderoj edhe miqtë e tjerë.
Falenderojmë shumë Parlamentin Evropian, Komisionin e Jashtëm, kryetarin e tij, zoti Mekalister për misionin faktmbledhës që solli në Shqipëri.
Falënderoj miqtë tanë, deputetë, politikanë nga Italia, Gjermania, Kroacia, Greqia, vende të tjera.
Veçanërisht Suedia, Fondacionin Hajlamstrom dhe presidentin e tij Gustavson.
Institutin Republikan Amerikan dhe Institutin e Lidershipit.
Ndihma e tyre në ditë të vështira për ne ishte e jashtëzakonshme.
Por edhe ju e keni justifikuar plotësisht me dinjitet atë.
Nuk do ndalem në këto zhvillime të shkuara, këto na shërbejnë ne vetëm e vetëm për të ditur se ku po shkojmë.
Këto janë kapituj të mbyllur.
Këto janë dëshmi të një force politike që nuk pranoi kurrë të dorëzohet, aq më pak të asgjësohet.
Të një force politike që qëndroi me çdo çmim për të mbrojtur pluralizmin.
Ndaj dhe do ta mbyll këtë kapitull duke u thënë ju, të gjithëve këtu, të gjithë demokrateve e demokratëve që nuk janë këtu me ne, se të gjithë keni nga një emër të përveçëm, të gjithë keni ndonjë shkurtim ledhatues, të gjithë keni nofkat familjare, por të gjithë keni një emër të përbashkët dhe ky emër i përbashkët e farkëtuat vetë, emri juaj i përbashkët është: të pamposhtur.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Të fundit
‘Air Albania’ paditet për qiratë e avionëve, qeveria Rama dyshime se po paguan borxhet
3 Qershor 2026, 22:42
Tension në “Air Albania” pas golit të Izraelit, Hysaj përplaset me Gloukh
3 Qershor 2026, 22:21
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
3 Qershor 2026, 22:01
Këlliçi: Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht
3 Qershor 2026, 21:38
Costa porosit liderët: BE-ja s’mund të bëjë detyrat e shtëpisë të Kosovës
3 Qershor 2026, 21:16
6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor
3 Qershor 2026, 20:56
Tifozët kuqezinj fërshëllejnë himnin izraelit
3 Qershor 2026, 20:34
"Jep dorëheqjen, duam revolucion", qytetarët me thirrje poshtë zyrës së Ramës
3 Qershor 2026, 19:58
Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në Shëngjin
3 Qershor 2026, 19:43
Publikohen formacionet zyrtare të miqësores Shqipëri-Izrael
3 Qershor 2026, 19:18
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
3 Qershor 2026, 18:59
Profesionet më të mira për kohë të lirë dhe më pak stres
3 Qershor 2026, 18:48
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton Shkëndijën e Tetovës nga Kupa
3 Qershor 2026, 18:16
Goditje për Brojën, vlera e tij në “Transfermarkt” zbret në 5 milionë euro
3 Qershor 2026, 17:53
Minatorët e Bulqizës në protestë, kërkojnë përmirësim të kushteve të punës
3 Qershor 2026, 17:29
Trafik ndërkombëtar armësh, GJKKO dënon me 8 vite burg tre të pandehurit
3 Qershor 2026, 16:55
Trump pranon përplasjen me Netanyahun: I kërkova të ndalonte përshkallëzimin në Liban
3 Qershor 2026, 16:30
Deri në vitin 2030, 45% e grave pritet të jenë beqare dhe pa fëmijë
3 Qershor 2026, 16:19
Grabitja në bankë/ Zbardhet rrëfimi i rojes së arrestuar: Isha në banjo...
3 Qershor 2026, 16:01
Alarm te kuqezinjtë! Uzuni rrezikon sfidën ndaj Izraelit
3 Qershor 2026, 15:52
Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje
3 Qershor 2026, 15:35
Vala e të nxehtit nuk kursen Spanjën, 101 persona humbën jetën vetëm gjatë majit
3 Qershor 2026, 15:09
Seanca për të pandehurit e dosjes Veliaj, SPAK jep pretencën
3 Qershor 2026, 14:56
Bulqizë/ Minatorët bojkotojnë punën: Kërkojmë përmirësimin e kushteve dhe pagën e 13-të
3 Qershor 2026, 14:42
Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshajn
3 Qershor 2026, 14:18
A mund të vjedhin hakerat gjurmët e gishtërinjve nga fotot në rrjetet sociale?
3 Qershor 2026, 14:02
Shpërthim në Përmet, plagosen rëndë dy persona, njëri me urgjencë drejt Tiranës
3 Qershor 2026, 13:41
Kontrasti në familjen Ruçi: babai mobilizon PS, djali flet për mungesë shteti
3 Qershor 2026, 13:36
Berlini sinjalizon hapjen e bisedimeve Evropë-Rusi për Ukrainën
3 Qershor 2026, 13:27
Shpërthime në terminalin e naftës, pamjet nga sulmi në Shën Petersburg
3 Qershor 2026, 13:01
CNN: Armëpushimi SHBA-Iran po sforcohet, rriten sërish çmimet e naftës
3 Qershor 2026, 12:42
Shqipëria sfidon Izraelin në debutimin e Maran, kuqezinjtë me mungesa të rëndësishme
3 Qershor 2026, 12:25
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
3 Qershor 2026, 12:13
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
3 Qershor 2026, 12:11
"Meta, i burgosur politik", Berisha: Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet
3 Qershor 2026, 11:51
Berisha për procesin ndaj Metës: Farsë politike e urdhëruar nga Rama
3 Qershor 2026, 11:36
Aksident në Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal
3 Qershor 2026, 11:16
Meta lë sërish qelinë, do të presë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të tij
3 Qershor 2026, 10:44
SPAK kërkon 14 vite burg për “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakullë
3 Qershor 2026, 10:28
Antonio Costa sot në Kosovë, takon Haxhiun, Kurtin dhe krerët partiakë
3 Qershor 2026, 10:18
Horoskopi 3 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
3 Qershor 2026, 09:51
Traumat në fëmijëri lënë gjurmë në tru
3 Qershor 2026, 09:34
Grabitja e bankës në Tiranë, arrestohet roja: Nuk veproi për të neutralizuar grabitësin
3 Qershor 2026, 09:23
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
3 Qershor 2026, 08:25
Shënim i gjatë për ata që nuk i zë leximi
3 Qershor 2026, 08:03
33 gradë celcius në disa zona, si parashikohet moti sot
3 Qershor 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Qershor 2026, 07:01
Profesori amerikan: Prioriteti i SHBA për Shqipërinë mbetet siguria dhe shteti ligjor
2 Qershor 2026, 23:01
Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja
2 Qershor 2026, 20:39
Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE
2 Qershor 2026, 18:55
Përse qeveria vetëm paratë e offshoreve investon në Shqipëri!
2 Qershor 2026, 17:11
“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur
2 Qershor 2026, 16:30
Hakerimi i email-ve të prokurorëve të SPAK, refuzohet prezenca e gazetarëve në gjyq
2 Qershor 2026, 15:37
Gjermania e shqetësuar për varfërinë, të moshuarit janë më të prekurit!
2 Qershor 2026, 15:16
Pentagoni kufizon aksesin e mediave në zyrën e shtypit
2 Qershor 2026, 14:48
Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë
2 Qershor 2026, 14:40
6 mënyra si rrjetet sociale mund të zbulojnë një narcist
2 Qershor 2026, 14:30
Itali, kamionisti shqiptar humb jetën në portin e Ankonës
2 Qershor 2026, 14:22
Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar grabiti 10-15 mijë paund
2 Qershor 2026, 14:03
SHBA: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme
2 Qershor 2026, 13:50
Aksident në Luginën e Patokut, plagoset rëndë drejtuesi i motorit
2 Qershor 2026, 13:39
GJK bllokoi hetimin e “McGonigal”, Berisha: Porosi e Ramës, do ta çojmë në Strasburg
2 Qershor 2026, 13:28
Bordi i Transparencës “vulos” çmimet e reja të naftës dhe benzinës
2 Qershor 2026, 13:17
Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë
2 Qershor 2026, 13:05