Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Kuvendi: Në 13 vite nuk është fituar asnjë tender nga kompani evropiane, mbështesim investimet e huaja

Berisha nga Kuvendi: Në 13 vite nuk është fituar asnjë

Kreu i PD Sali Berisha foli nga foltorja e Kuvendit duke akuzuar qeverinë se ka larguar nga Shqipëria investitorët e huaj.

Berisha deklaroi se asnjë investitor i huaj nuk ka fituar një tender në Shqipëri.

Ndërkaq, kreu i demokratëve theksoi se PD-ja mbështet investimet e huaja, si një rëndësi jetike për vendin.

“Investitori i vetëm në 13 vite, i huaj, si ta largojmë edhe atë nga Shqipëria. 13 vite nuk ka asnjë investitor të huaj në tokën shqiptare. 13 vite asnjë tender në Shqipëri nuk është fituar nga kompani europiane. Asnjë investitor i huaj.

Çfarë po ndodh? Cili është qëndrimi i PD? Qëndrimi është ky: ne besojmë se investimet e huaja kanë rëndësi jetike për Shqipërinë. Ju po largoni të vetmin investotor të huaj që ka mbetur në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Të fundit