Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pret kreun e Komunës së Tetovës: Shqiptarët në rajon duhet të kenë një zë të bashkuar për integrimin europian

Berisha pret kreun e Komunës së Tetovës: Shqiptarët në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me Bilall Kasamin, kreun e Komunës së Tetovës, si dhe kryetarin e koalicionit politik “VLEN”.

Berisha bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për nevojën e forcimit të marrëdhënieve politike dhe institucionale mes shqiptarëve në rajon, si dhe për rëndësinë e një qasjeje të përbashkët ndaj sfidave politike dhe proceseve europiane.

"Kënaqësi të prisja në zyrë z. Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës dhe njëkohësisht Kryetar i Partisë “VLEN”.

Gjatë takimit zhvilluam një bisedë të hapur dhe miqësore mbi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, sfidat aktuale politike në rajon, si dhe mbi rëndësinë e koordinimit më të madh të faktorit politik shqiptar në funksion të interesave kombëtare dhe të ardhmes sonë të përbashkët europiane.

Diskutuam gjithashtu për perspektivën e integrimit në Bashkimin Europian, zhvillimet politike në rajon dhe domosdoshmërinë që shqiptarët të kenë një zë të fortë, të bashkuar dhe vizionar në proceset që lidhen me të ardhmen e rajonit dhe të kombit tonë.

Z. Kasami më përgëzoi për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike dhe më uroi suksese në sfidat e ardhshme politike, gjë për të cilën e falënderova me shumë vlerësim dhe mirënjohje.

U dakordësuam të vazhdojmë komunikimin dhe bashkëpunimin me synimin për të forcuar më tej marrëdhëniet politike dhe institucionale mes faktorëve shqiptarë në rajon, në shërbim të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit europian", shkruan Berisha. 

Të fundit