Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pret përfaqësuesen e partisë suedeze “Moderate”, fokus bashkëpunimi mes të djathtës europiane

Berisha pret përfaqësuesen e partisë suedeze

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti në një takim Margaret Ceterfeld, përfaqësuese e partisë suedeze “Moderate”, e cila shprehu mbështetjen në kandidimin të tij për kryetar të Partisë Demokratike.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri, forcimin e bashkëpunimit mes forcave të djathta europiane dhe rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike, lirisë dhe shtetit të së drejtës.

Pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe çështja e korrupsionit të lartë në Shqipëri, ndikimi i tij në institucionet demokratike dhe nevoja për një luftë reale kundër abuzimit me pushtetin dhe kapjes së shtetit.

Ceterfeld shprehu vlerësimin e saj për rolin dhe kontributin e Dr. Berishës në politikën shqiptare ndër vite, si dhe mbështetjen për një opozitë të fortë dhe të bashkuar në Shqipëri.

Ky takim konfirmon rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mes forcave konservatore dhe demokratike në Europë.

Në takim morën pjesë dhe z. Henrik Johansson, znj. Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e LDGSH.

Të fundit