Flash News
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
“Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel”, vogëlushja e përlotur mesazh Ramës nga protesta
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
Tragjedia në Shëngjin, humbin jetën 2 të rinj nga Kosova, 3 të tjerë përfundojnë në spital
U futën për t'u larë, 4 të rinj rrëmbehen nga dallgët te 'Rana e Hedhun', dyshohet për viktima
Berisha prezanton programin e PD: Fokusi kryesor do jetë ekonomia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi në Kuvendin Kombëtar prioritetet kryesore të programit politik të PD-së, duke vendosur në qendër ekonominë, rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi masa të menjëhershme për shtresat më në nevojë, duke nisur me vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve.
“Do t’i japim përgjigjen vendimtare varfërisë së skajshme. Synimi ynë është që Shqipëria të dalë në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet”, deklaroi ai.
Kreu i PD-së tha se programi i demokratëve parashikon mbështetje më të madhe për familjet, fëmijët dhe të rinjtë, duke garantuar pagesa për fëmijët, rrogë të plotë gjatë lejes së lindjes dhe politika për studimin, punësimin dhe strehimin e të rinjve.
Berisha premtoi gjithashtu mbështetje të shtuar për fermerët, duke deklaruar se subvencionet për bujqësinë do të jenë disa herë më të larta se niveli aktual dhe ndër më të lartat në rajon.
Sipas tij, ekonomia do të jetë themeli i programit të PD-së, ndërsa akuzoi qeverinë për dëmtimin e ekonomisë së tregut dhe për krijimin e asaj që e cilësoi si “narkoekonomi”.
Ai argumentoi se zhvlerësimi i euros dhe dollarit në Shqipëri ka goditur eksportet dhe se ndërtimet e shumta në kryeqytet lidhen me paratë e drogës.
Një pjesë e rëndësishme e fjalës së Berishës iu kushtua luftës kundër krimit të organizuar. Ai premtoi “zero tolerancë” ndaj grupeve kriminale dhe zyrtarëve që, sipas tij, kanë bashkëpunuar me ta.
“Me forcën e ligjit do ta shtypim krimin siç e kemi provuar më parë. Bashkë me banditët do të shkojnë para drejtësisë edhe politikanët që i kanë mbështetur”, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati tha se PD do të vijojë të denoncojë atë që e cilëson si deformim të procesit zgjedhor dhe do të kërkojë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për të evidentuar problematikat e zgjedhjeve në Shqipëri.
PJESE NGA FJALA
Berisha prezanton programin e PD: Fokusi kryesor do jetë ekonomia dhe lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit
Por së pari do të japim përgjigjen vendimtare varfërisë së skajshme në këtë vend të bekuar, vend me pasuri natyrore dhe pasuri të tjera më të mëdha se çdo vend tjetër për kilometrat që ka.
Ndaj dhe rikthemi tek ata të cilët numërojnë kafshatën.
Minimumi jetik, dyfishim dhe trefishimin e pensioneve, me një objektiv, unë nuk them se do kapim Gjermaninë, se do kapim Italinë apo Francën, por them se do të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet sepse kemi qenë, sepse ishim.
Pra, vizioni ynë është shqiptarët më të paguarit dhe i garantoj të gjithë rrogëtarët në këtë vend se ata do paguhen më mirë se të gjithë të tjerët në këtë rajon.
Siguroj vogëlushët e Shqipërisë se sot në këtë narkoregjim, në këtë diktaturë autoritare janë viktimat më të shumta dhe më të pafajshme se kujdesi i parë dhe më i madh do jetë për ta.
Se me pagesat për fëmijët dhe minimumin jetik, asnjë fëmijë nuk do jetë i kërcënuar në Shqipëri. Jo!
Jo vetëm fëmijët, por nënat, merr fund gjysmërroga me lejet e lindjes. Rrogë e plotë për të gjithë periudhën.
Të rinjtë shqiptarë, PD me programin e saj ka vetëm një qëllim dhe ndër më kryesorët, ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri.
Por që ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri, ata duan studime, duan punësim, duan strehim.
Ne zotohemi në përparësi absolute në qëndrimin ndaj tyre.
Fermerët, që tani braktisin pasivisht fermat e tyre nga falimentimi, i garantoj se ata të cilët japin 20 përqind të prodhimit të këtij vendi dhe marrin vetëm 0.19 përqind sikur të ishin skllevër të shekullit të 19-të, do kenë mbështetje dhe subvencionet e shtetit të nivelit më të lartë, katër-pesë herë më të larta të nivelit më të lartë që ekzistojnë në rajon.
Pa dyshim, ekonomia në vizionin tonë do të jetë themeli i programit.
Miq, ne themeluam në Shqipëri ekonominë e tregut.
Ne bëmë shumë gjëra për lirinë e tregut.
Ne jemi forca politike e barrës fiskale më të ulët në Evropë dhe do mbetemi të tillë.
Ne do shkatërrojmë ekonominë e tregut dhe do rivendosim ekonominë e tregut.
Edi Rama me lobistët e tij të korruptuar përpiqet ta qortojë, pse flasim për narkoekonomi, pse flasim për narkoshtet.
Cilitdo shqiptari të ndershëm, cilitdo miku të Shqipërisë i kërkoj njerëzisht të kontrollojë, në cilin shtet në planet euro dhe dollari kanë thyer qafën më shumë, kanë rënë për tokë më shumë? Mund të mendojnë se ajo është Kolumbia. Mund të mendojnë se është Peruja. Jo, apo Meksika. Jo, jo! Shqipëria! Shqipëria e Rama-Dushkut, ka një rënie 32% të euros dhe dollarit. Një goditje fatale e eksporteve, kurse Meksika e ka vetëm 17%.
Ne insistuam dhe u thamë miqve, partnerëve tanë se Edi Rama zgjedhjet i ka shndërruar në farsë. Dhe ua faktuam! Janë dy libra me 2500 faqe, me fakte, dokumente, video që tregojnë shëmtinë e farsës elektorale në Shqipëri. Ne nuk tërhiqemi!
Ne do u faktojmë miqve tanë, se kjo është një narkodiktaturë, se ekonomia e Shqipërisë po shkatërrohet nga droga, se treguesi i ndërtimit, tre herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, është tregues i kokainës, se kullat që shihni në Tiranë janë monumente të shëmtuara të kokainës dhe drogës. Pra, edhe këtë betejë do e fitojmë ne!
Dhe këtë betejë nuk e bëjmë vetëm për veten tonë. Jo! Këtë betejë e bëjmë për çdo qytetar të lirë të Europës dhe të botës. Po po! Shqipëria është eksportuesi kryesor i krimit. Është eksportuesi i parë i kanabisit.
Shqiptarët e Edi Ramës, të lidhur me Edi Ramën, janë transportuesit kryesorë të kokainës nga Europa... nga Amerika Latine në Europë. Ata kontrollojnë portet e Durrësit, kontrollojnë vendin. Ata marrin vendime për gjithçka. Zero tolerancë! Me forcën e ligjit do ta shtypim krimin siç e kemi provuar. Kudo që ndodhet, në Tiranë, në Shqipëri, në Ekuador, në Bolivi, në të katër anët, në Britaninë e Madhe, në Gjermani dhe kudo!
Këto banda, këta kriminelë do të japin llogari për krimin e shëmtuar që kryejnë ndaj Shqipërisë dhe kombeve të tjera. A e kemi faktuar ne këtë? E kemi faktuar ne këtë.
Ne në qeverisjet e mëparshme në 18 muaj i vumë para ligjit bandat më gjakësore. Ai fat i pret!
Dje më thoshte një mik, një publicist i njohur amerikan me interesa shumë të veçanta në rajonin... Si do t'ia bëni? Si do t'ia bëjmë thashë? Po ta themi, thashë. Në 2005 e shpallëm si zotim kryesor zero tolerancë ndaj krimit. Dhe natyrisht gazetarët, qytetarët më pyesnin, po me se do i luftosh këto banda?
Dhe unë u përgjigjesha, me policinë! Dhe tani prapë po të më pyesin, me policinë them prapë. Atë kohë, i them mikut tim, tre katër oficerë të lartë të policisë më kërkuan takim. Erdhën në zyrë dhe më thanë zoti kryeministër ne këtyre banditëve u dalim përballë shumë mirë. Por kemi vetëm një kërkesë. Urdhëro, u them unë. Kur ne ta nisim betejën, askush mos na pengojë.
Shikoni miq se cili ishte politika.
Bashkë me banditët do shkojnë dhe politikanët që i kanë bërë ata të tillë. Po! Shtëpia do pastrohet! Shtëpia do pastrohet! Dhe unë ju jap fjalën pasi të pastrojmë policinë nga narkotrafikantët, do shihni ju se sa burra dhe gra, trima dhe guximtarë ka mes tyre, që janë të gatshëm t'i bëjnë zap këta kriminelë kudo që janë dhe kriminelët me kollaro që i frymëzojnë ata. Ripërtëritja jonë është lufta kundër korrupsionit. Ne do bëjmë çdo gjë për zbatimin... ligjin e konfliktit të interesit që Edi Rama e ka përjashtuar.
Do bëjmë gjithçka për transparencën.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Të fundit
‘Air Albania’ paditet për qiratë e avionëve, qeveria Rama dyshime se po paguan borxhet
3 Qershor 2026, 22:42
Tension në “Air Albania” pas golit të Izraelit, Hysaj përplaset me Gloukh
3 Qershor 2026, 22:21
Debutim i hidhur për Maran, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
3 Qershor 2026, 22:01
Këlliçi: Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht
3 Qershor 2026, 21:38
Costa porosit liderët: BE-ja s’mund të bëjë detyrat e shtëpisë të Kosovës
3 Qershor 2026, 21:16
6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor
3 Qershor 2026, 20:56
Tifozët kuqezinj fërshëllejnë himnin izraelit
3 Qershor 2026, 20:34
"Jep dorëheqjen, duam revolucion", qytetarët me thirrje poshtë zyrës së Ramës
3 Qershor 2026, 19:58
Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në Shëngjin
3 Qershor 2026, 19:43
Publikohen formacionet zyrtare të miqësores Shqipëri-Izrael
3 Qershor 2026, 19:18
Video/ Policia hedh ujë ndaj turmës, protesuesit çajnë gardhin metalik
3 Qershor 2026, 18:59
Profesionet më të mira për kohë të lirë dhe më pak stres
3 Qershor 2026, 18:48
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton Shkëndijën e Tetovës nga Kupa
3 Qershor 2026, 18:16
Goditje për Brojën, vlera e tij në “Transfermarkt” zbret në 5 milionë euro
3 Qershor 2026, 17:53
Minatorët e Bulqizës në protestë, kërkojnë përmirësim të kushteve të punës
3 Qershor 2026, 17:29
Trafik ndërkombëtar armësh, GJKKO dënon me 8 vite burg tre të pandehurit
3 Qershor 2026, 16:55
Trump pranon përplasjen me Netanyahun: I kërkova të ndalonte përshkallëzimin në Liban
3 Qershor 2026, 16:30
Deri në vitin 2030, 45% e grave pritet të jenë beqare dhe pa fëmijë
3 Qershor 2026, 16:19
Grabitja në bankë/ Zbardhet rrëfimi i rojes së arrestuar: Isha në banjo...
3 Qershor 2026, 16:01
Alarm te kuqezinjtë! Uzuni rrezikon sfidën ndaj Izraelit
3 Qershor 2026, 15:52
Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje
3 Qershor 2026, 15:35
Vala e të nxehtit nuk kursen Spanjën, 101 persona humbën jetën vetëm gjatë majit
3 Qershor 2026, 15:09
Seanca për të pandehurit e dosjes Veliaj, SPAK jep pretencën
3 Qershor 2026, 14:56
Bulqizë/ Minatorët bojkotojnë punën: Kërkojmë përmirësimin e kushteve dhe pagën e 13-të
3 Qershor 2026, 14:42
Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshajn
3 Qershor 2026, 14:18
A mund të vjedhin hakerat gjurmët e gishtërinjve nga fotot në rrjetet sociale?
3 Qershor 2026, 14:02
Shpërthim në Përmet, plagosen rëndë dy persona, njëri me urgjencë drejt Tiranës
3 Qershor 2026, 13:41
Kontrasti në familjen Ruçi: babai mobilizon PS, djali flet për mungesë shteti
3 Qershor 2026, 13:36
Berlini sinjalizon hapjen e bisedimeve Evropë-Rusi për Ukrainën
3 Qershor 2026, 13:27
Shpërthime në terminalin e naftës, pamjet nga sulmi në Shën Petersburg
3 Qershor 2026, 13:01
CNN: Armëpushimi SHBA-Iran po sforcohet, rriten sërish çmimet e naftës
3 Qershor 2026, 12:42
Shqipëria sfidon Izraelin në debutimin e Maran, kuqezinjtë me mungesa të rëndësishme
3 Qershor 2026, 12:25
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
3 Qershor 2026, 12:13
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
3 Qershor 2026, 12:11
"Meta, i burgosur politik", Berisha: Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet
3 Qershor 2026, 11:51
Berisha për procesin ndaj Metës: Farsë politike e urdhëruar nga Rama
3 Qershor 2026, 11:36
Aksident në Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal
3 Qershor 2026, 11:16
Meta lë sërish qelinë, do të presë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të tij
3 Qershor 2026, 10:44
SPAK kërkon 14 vite burg për “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakullë
3 Qershor 2026, 10:28
Antonio Costa sot në Kosovë, takon Haxhiun, Kurtin dhe krerët partiakë
3 Qershor 2026, 10:18
Horoskopi 3 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
3 Qershor 2026, 09:51
Traumat në fëmijëri lënë gjurmë në tru
3 Qershor 2026, 09:34
Grabitja e bankës në Tiranë, arrestohet roja: Nuk veproi për të neutralizuar grabitësin
3 Qershor 2026, 09:23
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
3 Qershor 2026, 08:25
Shënim i gjatë për ata që nuk i zë leximi
3 Qershor 2026, 08:03
33 gradë celcius në disa zona, si parashikohet moti sot
3 Qershor 2026, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Qershor 2026, 07:01
Profesori amerikan: Prioriteti i SHBA për Shqipërinë mbetet siguria dhe shteti ligjor
2 Qershor 2026, 23:01
Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja
2 Qershor 2026, 20:39
Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE
2 Qershor 2026, 18:55
Përse qeveria vetëm paratë e offshoreve investon në Shqipëri!
2 Qershor 2026, 17:11
“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur
2 Qershor 2026, 16:30
Hakerimi i email-ve të prokurorëve të SPAK, refuzohet prezenca e gazetarëve në gjyq
2 Qershor 2026, 15:37
Gjermania e shqetësuar për varfërinë, të moshuarit janë më të prekurit!
2 Qershor 2026, 15:16
Pentagoni kufizon aksesin e mediave në zyrën e shtypit
2 Qershor 2026, 14:48
Shqipëria e humb “kurorën” e rritjes më të lartë të netqëndrimeve turistike në Europë
2 Qershor 2026, 14:40
6 mënyra si rrjetet sociale mund të zbulojnë një narcist
2 Qershor 2026, 14:30
Itali, kamionisti shqiptar humb jetën në portin e Ankonës
2 Qershor 2026, 14:22
Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar grabiti 10-15 mijë paund
2 Qershor 2026, 14:03
SHBA: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme
2 Qershor 2026, 13:50
Aksident në Luginën e Patokut, plagoset rëndë drejtuesi i motorit
2 Qershor 2026, 13:39
GJK bllokoi hetimin e “McGonigal”, Berisha: Porosi e Ramës, do ta çojmë në Strasburg
2 Qershor 2026, 13:28
Bordi i Transparencës “vulos” çmimet e reja të naftës dhe benzinës
2 Qershor 2026, 13:17
Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë
2 Qershor 2026, 13:05