Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha voton për Këshillin Kombëtar: Ripërtëritje do të thotë vizioni i PD, organizim i fuqishëm

Berisha voton për Këshillin Kombëtar: Ripërtëritje do

Kreu i PD Sali Berisha votoi në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar.

Berisha vlerësoi kandidaturat për anëtarë të Këshillit, ndërsa u shpreh se listat përfaqësojnë një elitë të vërtetë politike.

“Vazhdon Kuvendi i gërshetuar me fjalimet dhe votimet, të cilat janë të domosdoshme si procese. Por unë jam i bindur se këto lista përfaqësojnë një elitë të vërtetë politike të Shqipërisë, përfaqësojnë një ripërtëritje në frymën e këtij Kuvendi si Kuvendi i ripërtëritjes. Listat pra janë nga më dinjitozet. Natyrisht shumësia e kandidaturave e bën të vështirë zgjedhjen, të jemi realistë sepse ka kandidatura të shkëlqyera”, deklaroi Berisha.

I pyetur se çfarë nënkupton ripërtëritja, logoja nën të cilën po mbahet Kuvendi, tha se është vizioni i PD drejt një organizimi më të fuqishëm.

“Ripërtëritje do të thotë vizioni, do të thotë një modernitet i Partisë Demokratike dhe një organizim krejt, shumë më i fuqishëm. Ripërtëritje pa diskutim, nga seksioni i gjerë...Unë do propozoj pa diskutim. Ajo s'ka diskutim ajo”, tha Berisha.

Të fundit