Flash News

Ditari i Opozitës

“Do të ketë surpriza”, paralajmëron Lela: PD po hyn në një fazë të re

“Do të ketë surpriza”, paralajmëron Lela: PD po hyn

Drejtori i Zyrës së Shtypit në Partinë Demokratike, Alfred Lela zbardhi detaje lidhur me procesin e riorganizimit dhe hapjes së PD-së.

I ftuar në A2 CNN, Lela fillimisht u ndal te mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili vlerësoi qeverisjen e demokratëve në periudhën 2005-2009, duke e cilësuar atë si model të hapjes politike.

“Sali Berisha dhe Partia Demokratike kanë dhënë njëherë provën se çfarë do të thotë hapje. Qeverisja e viteve 2005-2009, edhe sipas shumë njerëzve që qëndrojnë neutralë ndaj PD-së, konsiderohet si qeverisja më e mirë e 35 viteve të demokracisë apo tranzicionit. Shembullin e hapjes zoti Berisha e ka dhënë dhe ka edhe përvojën për ta realizuar sërish”, u shpreh Lela.

Ai bëri të ditur se PD do të prezantojë së shpejti një platformë të re për dixhitalizimin dhe modernizimin, e cila sipas tij do të prezantohet nga një eksponent i ri i partisë.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e morën deklaratat e tij për “surprizat” që priten në vijim. I pyetur për emra konkretë, Lela la të kuptohet se PD po përgatit zhvillime të rëndësishme, duke mos përjashtuar as figura me peshë ndërkombëtare.

Me Diellën do të ketë një surprizë. Do të ketë edhe një surprizë tjetër, të cilën nuk e them dot”, deklaroi ai.

 

 

Të fundit