Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi Kombëtar i PD-së mblidhet sot, në fokus ndryshimet në statut

Kuvendi Kombëtar i PD-së mblidhet sot, në fokus ndryshimet

Partia Demokratike do të mbledh sot në orën 10:00 Kuvendin Kombëtar, ku në nisje, pritet që delegatët të votojnë për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin Teknik.

Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit do të përbëhet nga Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja.

 Pas votimit të tyre me ngritje dore, atëherë Kuvendi Kombëtar mund të nisë zyrtarisht punimet, në të cilin siç tradita e do, ka edhe një fjalë të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, do të paraqesë para Kuvendit 8 ndryshimet statutore, të cilat më tej do të hidhen në votim.

Partia thuajse zhbën të ashtëquajturat primare, pra zgjedhjen e kandidatëve për deputet apo kryetarë bashkie nga anëtarësia. Në statutin e ri, ngrihet një komision në parti që seleksionojë propozimet që vijnë, para se të shprehet anëtarësia me votë.

Po ashtu, në Kuvendin e PD-së do të votohet edhe 200 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar, një proces votimi që do të kryhet në hollin e Pallatit të Kongreseve, gjatë çeljes së fazës së fjalimeve.

Lista e emrave të kandidatëve ende nuk dihet.

Të fundit