Flash News

Ditari i Opozitës

PD mban nesër Kuvendin Kombëtar, publikohet agjenda e plotë e punimeve

PD mban nesër Kuvendin Kombëtar, publikohet agjenda e plotë e

Nesër, Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, i cili fillon në orën 10:00.

Ndërkohë, është zbardhur agjenda e plotë e punimeve. Nën sloganin “Ripërtëritje”, Kuvendi do të votojë propozimet e kryesisë dhe për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD.

Kuvendi vjen pas zhvillimit të referendumit, i cili rikonfirmoi me vullnetin e demokratëve, Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Agjenda e plotë:

Fillon: ora 10.00

Fjala hapëse - Erisa Bajaziti

Erisa Bajaziti Fton delegatët të votojnë për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin teknik

Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit: Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja

Sekretariati teknik: Adriana Kalaja, Ledio Nuraj, Marash Logu

Bajaziti fton Kuvendin t’i votojë

Hidhen në votim

Kuvendi i miraton me ngritje dore

(Kuvendi deklarohet legalisht i hapur)

I jepet fjala Ivi Kasos, kreu i Komisionit të Drejtimit të Kuvendit

Moderatori fton të ndiqet dokumentari (10-15 min)

Merrr fjalën Ivi Kaso

Moderatori u jep fjalen të ftuarve ndërkombëtarë prezent dhe me video

Merr fjalën Ivi Kaso

Moderatori fton Sali Berishën për fjalimin

Merr fjalën Ivi Kaso: Ratifikon vendimin e KK të 5 mars 2024.

Merr fjalën Floriana Garo: lexon dhe hedh në votim ratifikimin e Rezolutës

Miratohet Rezoluta

Merr fjalën Ivi Kaso i cili fton Gaz Bardhin për të paraqitur ndryshimet statutore

Merr fjalën Gazmend Bardhi 

Merr fjalën Ivi Kaso i cili hedh në votime ndryshimet statutore

Miratohen

Mer fjalën Ivi Kaso i cili lajmëron modalitetet e procesit të votimit dhe miraton Komisionin qendror dhe Komisionin e votimit

Miratohen Komisonet me ngritje dore

Ftohet Grigels Muçollari i cili prezanton platformën për modernizimin dhe digjitalizimin

Moderatori fton Nikola Kedhin për platformën e Diasporës

Merr fjalën Ivi Kaso i cili deklaron procesin e votimit në holl dhe celjes së fazës së diskutimeve (fjalimeve)

Fjalimet

Në mbyllje merr fjalën Ivi Kaso

 

Të fundit