Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbyll procesin e numërimit për Këshillin Kombëtar, priten emrat e 200 anëtarëve të rinj

PD mbyll procesin e numërimit për Këshillin Kombëtar, priten

Është përmbyllur procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i mbajtur ditën e djeshme.

Në total, nga ky proces do të përzgjidhen 200 anëtarë të rinj të Këshilli të PD, një organ i rëndësishëm që përcakton drejtimin politik dhe organizativ të partisë.

Ky këshill pritet të ketë rol kyç në formimin e Kryesisë së re të PD-së, e cila nga ana e saj do të ndikojë në strategjinë opozitare dhe përgatitjet për proceset e ardhshme zgjedhore, përfshirë zgjedhjet e pritshme të vitit 2027.

Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar dje Statutin e ri, ndërsa pritet njoftimi zyrtar nga partia për rezultatin final të zgjedhjeve.

NDRYSHIMET NE STATUT:
1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6. Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

Të fundit