Flash News

Ditari i Opozitës

Politikani gjerman Klein: Shqipëria meriton më shumë! PD e përgatitur për të fituar zgjedhjet

Politikani gjerman Klein: Shqipëria meriton më shumë! PD e

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-deputeti i CDU-së gjermane, Volkmar Klein, ka përcjellë një mesazh të fortë mbështetjeje për opozitën shqiptare, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta mes dy forcave politike dhe perspektivën europiane të Shqipërisë.

Klein u shpreh se vizita në Tiranë dhe pjesëmarrja në kuvend përbën një vlerësim për PD-në dhe lidershipin e saj.

“Është privilegj t’ju përcjell përsëri urimet e kristiandemokratëve, por gjithashtu edhe të kancelarit zoti Merz… ju përcjell urimet e tij.”
Ai theksoi se bashkëpunimi mes forcave politike të së njëjtës familje ideologjike në Europë është thelbësor dhe se PD përfaqëson një aleat të natyrshëm për CDU-në.

“Për ne në Gjermani, si kristiandemokratë, është e rëndësishme të dimë se kemi aleatë të cilët ndajnë të njëjtat ide me ne kudo në Evropë. Dhe pikërisht këta jeni ju.”
Duke iu referuar rolit historik të PD-së, Klein vlerësoi kontributin e saj në proceset kryesore të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

“Sali Berisha, personalisht, ka meritat për këtë… Së bashku ju e futët Shqipërinë në NATO.”
Ai nënvizoi se suksesi i së kaluarës nuk mjafton për të ardhmen dhe se partitë politike duhet të ofrojnë vizion të qartë për qytetarët.

“E rëndësishme për të fituar zgjedhjet është të japim një vizion për të ardhmen. Dhe mendoj se ju jeni shumë mirë të përgatitur.”
Në fjalën e tij, Klein theksoi gjithashtu nevojën për luftë kundër korrupsionit dhe forcim të institucioneve si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm.

“Lufta kundër korrupsionit është një parakusht i rëndësishëm për paqe dhe prosperitet të përhershëm.”
Ai përfundoi duke theksuar mbështetjen e fortë të CDU-së për PD-në dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve Shqipëri–Gjermani në kuadër të integrimit europian.

 

Të fundit