Flash News

Ditari i Opozitës

Rama i dekoroi babanë, Berisha: Paralajmëroi prokurorinë të mos hetojë familjen e Gys Agasit

Rama i dekoroi babanë, Berisha: Paralajmëroi prokurorinë të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar një ditë pasi kryeministri Rama ka dekoruar me Certifikatë Vlerësimi dhe Mirënjohje, Bardhyl Agasin, për kontributin e dhënë në PS. Bardhyli është babai i të shumëkërkuati Ergys Agasi, i përfshirë edhe në skandalin e AKSHI-t.

Berisha shkruan se dekorimi i Bardhyl Agasit është një fyerje dhe poshtërim i rëndë, për mirënjohjen që Rama i dha familjes së Ergys Agasit, të cilin kryedemokrati e quan “mafioz”.

“Socialisti i dekoruar nga Rama është babai i Ergys Agasit, koordinatorit famëzi të kartelave më të fuqishme të drogës në Evropë dhe kreut të grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t. Gysi famoz akuzohet si organizator i pengmarrjeve dhe zhdukjeve të biznesmenëve e punonjësve në AKSHI- kopshtit privat të Edi Ramës. Prandaj, dekorimi i tij është një fyerje dhe poshtërim i rëndë. Është fyerje për çdo socialist të ndershëm që sheh se dekoratat e qeverisë shkojnë për familjet mafioze, dhe njësoj është fyerje për qytetarinë durrsake e për çdo shqiptar”, shkruan Berisha.

Kreu i PD e konsideron një paralajmërim ose sinjal që Rama po i jep drejtësisë për të mos prekur familjen Agasi.

“Ky është gjithashtu një paralajmërim i fortë dhe serioz për prokurorinë: ‘Mos guxoni të hetoni apo të kërkoni pasuritë e krimit të Agasit Junior te Agasi Babë (fisniku mafioz i PS-së), sepse do të ndëshkoheni rëndë’”, shprehet Berisha.

Të fundit